Yuri Kim takim me anëtarët e KLGJ: Koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra, zgjidhni gjyqtarë me integritet

31 Maj 2023, 18:40Politika TEMA

Yuri Kim takim me anëtarët e KLGJ: Koha për t’u

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku thuhet se ky takim u zhvillua për t’i falenderuar ata për bashkëpunimin dhe për t’i nxitur ata më tej në punën e tyre.

Gjithashtu thuhet se Kim pohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Postimi i Ambasadës amerikane

"Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t’i nxitur ata që të ngulmojnë. Ajo pohoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe u bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi. 

Ajo i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar. 

Ajo theksoi gjithashtu pritshmëritë e SHBA që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat më të ulëta. 

“Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.

6 Komente

  1. e
    e pa durueshme !

    Falenderoi per "vjedhjen" qu bejne shqiptareve te ndershem duke i kriminalmizuar me politikane kriminele, te pa pergjegjshem dhe hajdut. Vazhdoni pergezimet per veten tuaj dhe ulueimat pa fund per te tjeret. Keshtu do vazhdoje kjo pune, zbath breket e beji mune.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      E kupton se me ke ke dale ne fotografi zonja ambasadore?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Django

        Katunaret e Dranet gjakdhjere te shqipeise oooooooo Zooooootttt pse....!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje