
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një panel diskutimi për Ballkanin në Bratislavë, ku është folur ndër të tjera dhe për zhvillimet në veri të Kosovës.
Sipas Ramës tensionet lidhen me marrëveshjen e dakordësuar mes dy vendeve në Ohër e Bruksel. Kryeministri nuk kurseu batutat, kur tha se tensionet në veri të Kosovës ndodhin sa herë vjen vera, duke shtuar se kjo ndodh ngaqë të dy vendet nuk kanë det dhe u nxehen kokat shpejt.
“Përpara se të vijë vera, gjithmonë kemi probleme në veri të Kosovës. Nuk e di përse, por ndoshta ngaqë Kosova dhe Serbia nuk kanë det dhe kokat nxehen shpejt.
Të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse shikojnë se nuk do duhen ta luftojnë më njëri-tjetrin, nda lëvizin në intertësi kundër dëshirës së tyre. Ky konflikt në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur. Ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke”, tha Rama.
Më pas, kryeministri shqiptar u ndërpre nga Sergio Cantone, gazetari që drejtonte panelin. Ai i tha Ramës se duhej të takonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
ahhahahaha sa e bukur kjo
shume e vertet eshte ju plas koka nga vapa
ahhahahahaha e bukur kjo
Mire ju ka then se nje muhabet kan
Te ulen e ta bisedojn se nuk shtuhet m kshu gjithe kohes ne tensione e frik
Le te vin ktej mga ne edhe tensionet ti shuajn edhe koken ta freskojn
Me diplomaci mund te zgjidhet cdo gje
hahah po ka shanc serbi te bej ndonje levizje te gabuar aman se shuhet mrena 24 oreve
Nuk ka shanc te bej serbi ndonje levizje te gabur keto i kan propaganda e veta qe jan nje shembull shume i keq
sesht gje e mire per asnje nga te dy vendet ky konflikt
keto konflikte duhet te marrin fund sa me pare
Lëshon nga nje "bajgë" dhe i duket si humor i hollë...trap.