“Mesazhi” i Yuri Kim me vizitën në Tropojë

30 Maj 2023, 19:50Politika TEMA

“Mesazhi” i Yuri Kim me vizitën në Tropojë

Nga Spartak Ngjela

Ambasadorja Yuri Kim ka rreth tre vjet që na ka treguar një inteligjencë të lartë në aktivitetin e saj diplomatik në Tiranë.

Por ajo dha një shfaqeje teatrale me shumë art dramatik.

Ambasadorja vizitoi Tropojën, dhe atje ajo u prit si një personalitet që e adhuronte Tropoja.

Saliun, për gënjeshtrat e rëndomta kundër saj, nuk e paska besuar as Tropoja!!

Sigurisht.

Kanë qenë gënjeshtra të rëndomta dhe fyese për opinionin publik në Shqipëri.

Saliu është ende në nivelin provincial; që ecën sipas motivit primitiv: po e shava me gënjeshtra në publik kundërshtarin tim, unë vet krijoj qetësi shpirtërore.

Kurse akti që bëri ambasadorja, ishte një skeç teatral me nëntekst të thellë moral.

Ja, unë jam në Tropojë, tha ambasadorja e qeshur - çfarë duhet më shumë për Saliun?

Ka qenë një lëvizje e menduar si në një komedi me nivel.

Gënjeshtrat e një lideri, të kuptuara nga opinioni publik, krijojnë fillimisht një të qeshur nga komedia duke vënë në lojë gënjeshtarin, por, pas kësaj, opinioni publik kalon në neveri për ata liderë që janë vënë në lojë.

Dhe duhet theksuar që ambasadorja Yuri Kim e luajti shumë bukur rolin, sepse nëntekstin, si tallje me Saliun gjatë  asaj vizite, e kuptoi e gjithë audienca televizive.

3 Komente

  1. s
    sami

    O Spartak, edhe nje dite qe nuk del ne ekran dhe themi le te pushoje hajvani, ty te ha perbrenda se ke frike se te zene vendin o hajvan.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hi

      Je “grande” Spartak

      Përgjigjjuni
      1. z
        zalli

        Ke te drejte more, Avokat se me kete vote kunder saliut likes,nuk ka fituar vetem Tropoja po e gjithe Shqiperia,dhe zonja e Nderuar ambasadore,ma do mendja se as nuk e çon nepermend te merret me saliun e trushpelaret qe i shkojne pas,sepse morali e filozofia e politikes amerikane besoj eshte te lidhja e miqesis me popujt,e ne rastin konkret ate Shqiptar,e jo me individet,aq me keq me figura te errta nongrata.Nder e Respekt znj,Ambasadore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje