Sa real është rikthimi i Lulzim Bashës?

30 Maj 2023, 18:53Politika TEMA

Sa real është rikthimi i Lulzim Bashës?

Nga Ylli Pata

Kush e solli Lulzim Bashën në mesin e demokratëve? PSe doli ai tani? Çfarë kërkon ish-kryetari i dorëhequr i PD-së? A mund të kemi një Lulzim Bashë të ri në krye të opozitës? Këto janë disa nga pyetjet që vijnë spontanisht pas takimeve që Lulzim Basha po bën këto ditë me disa anëtarë të rinj të PD-së në struktura të qyteteve kryesore. Këto takime, duken si lëvizje e sforcuar e ish-kryetarit të PD-së, jo thjesht se ata që ai po i takon vijnë me urdhër, por se forma që Basha po i jep këtyre takimeve shtojnë pikëpyetje. Kush e njeh situatën politike në strukturat e PD e di që Basha mund të bëjë takime edhe më të mëdha me anëtarët e PD-së në degët në 61 bashkitë, takime që mund të dalin shumë më të mira se këto shfaqet nëpër lulishte.

Degët e PD-së, edhe sot e kësaj dite, pra pas një viti janë në shumicën e tyre janë pro Bashës, madje ata i kanë kërkuar prej kohësh atij që të përballet me Berishën që kur e përjashtoi nga grupi parlamentar. Si persona brenda strukturave të PD-së, ashtu edhe ata që e njohin situatën, e dijnë faktin se Lulzim Basha dhe strukturat e PD-së, pra degët kanë një marrëdhënie të afërt. E pikërisht nga kjo marrëdhënie nisi edhe revolta e deputetëve të PD-së pas 6 marsit 2022. Në takime t e zhvilluara në disa qytete, Basha në mënyrë indirekte i ka goditur kolegët e tij të grupit parlamentar, të cilët nga degët e PD-së nuk i duan t’i shohin me sy. Po ç’vaj kanë njerëzit, kur edhe deputetët, edhe piramidën e drejtimit të PD-së me Bardhin, Joridën e të tjera, ka qenë pikërisht Lulzim Basha që i ka propozuar dhe miratuar.

Ndaj duket e çuditshme kjo lloj kinezërie incognito që i bën konfliktit që shpërtheu dhe që është prezent në Partinë Demokratike zyrtare, ku edhe Lulzim Basha është një nga personat që e përkrahin ngaqë i ka dëgjuar më shumë. PD e sotme, sado duket një situatë absurde është një mjedis mjaft interesant që përbën një revolucion të vërtetë në politikën shqiptare. Imagjino një parti politike ku fuqinë e kanë drejtuesit e degëve në territor dhe jo kryetari. Ndaj Lulzim Basha thjesht të mbështesë dhe institucionalizojë këtë fuqi demokratike që vjen nga poshtë e të lerë pallavrat për prishje të paktit 2008 apo gjera të tjera si vettingu politikanëve e me radhë. Nëse vërtetë  bëhet fjalë për një nismë për të bërë transparente pasurinë e politikanëve, thjesht ta bëjë ligj e çojë në Kuvend si dekriminalizimi.

Por ajo që nuk bëhet publike në diskutimet e paneleve, është se Basha nuk u kundërshtua nga deputetët për shkak të Berishës. Pasi kishte deputetë si Grida Duma që morën një pozicion të fortë anti-berishë me 8 janar 2022 apo Ervin Saljanji që u filmua edhe me hu në dorë. Ata dolën kundër Bashës sepse ai u dha carta biancha krerëve të degëve të PD-së. Të cilët i bënë hasha deputetët e tyre kryesorë. Ja shikojeni se si Saljanji u largua nga Korça në Kavajë, edhe pse për vite ka investuar në atë qark, por që dega e PD-së e zboi. Kështu ka ndodhur realisht me të gjithë deputetët që ju kundërvunë Lul Bashës pas 6 janarit. Dhe Basha e di mirë dimensionin e kësaj lëvizjeje, madje gjasat janë se e ka menduar që të heqë gështenjat me duart e kolegëve të degëve. Të cilët nuk e mendojnë ashtu, por e konsiderojnë si një ushtrim demokracie.

Por Basha, duhet ta artikulojë hapur këtë zhvillim, qoftë edhe si mekanizëm të ri politik. i cili do të kthejë së paku një standard që pak ose shumë ka funksionuar në një farë mënyre në politikën e partive kryesore. Që kandidatët për deputetë, kryebashkiakë, apo edhe këshilltarë, sa është e mundur diskutohen nga anëtarësia, e nuk katapultohen kaq thjesht. Po arriti Lul Basha të rikthejë apo institucionalizojë këtë standard, nuk është pak. Por jo me fjalë, por me garanci të qarta meqë është edhe jurist. Nëse PD e zbaton një standard, nuk do të vonojë shumë që në një farë mënyre edhe PS apo partitë e tjera ta implementojnë. Ndryshe, opozita e bën kalë beteje, dhe e “nxjerr bukën” deri në 2025-n, e s’është çudi të fitojë edhe zgjedhjet…

6 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Per c'fare i duhen primaret Partise Socialiste qe ju hemendesoni, me qellim qe kandidatet per depuet dhe kryetar bashkie ti lihen anetaresise? Pothuajse ne cdo bashki, kandidatet e Foltores qe dolen nga primaret, qendronin me lart se kandidatet socialist. Rezultati 7 me 54. Sikur tja lejoi ligji, Rama kandidon si president ne France dhe i fiton zgjedhjet me metodat dhe marifetet e tij. Opozita nuk eshte me pune e Berishes apo Bashes. Shkermoqja e opozites ka filluar qe ne 2013. A nuk u bene vjet zgjedhjet lokale ne Shkoder? Opozita kishte 2 kandidat, ku njeri mori mbi 10 mije vota, kandidati socialist humbi. Humbi se Rama nuk kishte vendosur oer ta marre Shkodren, pas nje viti u pendua. Keshtu or mik, bashkite nuk jane me ne dore te votuesit, por te pushtetit. Pushteti vendos c'fare do marrim, sa do marrim dhe sa do leme.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idajet Kalushi

      Po qe e ke tamam muhabetin per ne bathorexhinjte qe bejme ligjin te sheshi i "burrit me kale". (emrin e personit mbi kale nuk e dime dhe nuk ka rendesi, rendesi ka qe ne dime emrin e lexhendes Sahale). Ti Bujar qoke danoç me rrota hekri, me siguri qy do te jeshe na Momli, se anej dalin patriota per te prishur Albanine.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      Me cfar mendsh ke shkruar o kanapar me duket me gojet e liga salike .populli vendos jo qeveria .per mend qe keni nuk keni per te fituar as nje here .,Edi Rama deri ne 2050 .Fitore

      Përgjigjjuni
      1. L
        LULUSHI VOGEL

        Ky eshte Luli i ri ka mesuar edhe hymnin ta kendoje nuk eshte me Luli i pare eshte rinovuar Nuk ka kuptim te akuzoshe Lulin e sotem per Lulin e atehershem per kater te vrare ne bulevarde joooo ky sot eshte Luli i ri . Qe ky eshte i pa skrupullt gjykohet nga veprimet jo nga deshira e gjithekujt. Ky jo vetem qe duhet zhduket por prokuroria ta theresi sibte akuzuar per krimet korruptive familjare per rublat Ruse per kater viktimat per bashkpunim me familjen kriminale Berrisha dhe te beje disa vite burge e jo te na krekokeset sik kaposhi

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dikush.

          Elita politike ne kapitalizëm, nuk është produkt i seksioneve te partisë, por i marrëveshjes se kapitalisteve / te pasurve që noterizoj pronat dhe kapitalet. Ndaj, është foshnjore te propozosh si risi politike idenë sipas te cilës "Basha, duhet ta artikulojë hapur këtë zhvillim, qoftë edhe si mekanizëm të ri politik. ... që kandidatët për deputetë, kryebashkiakë, apo edhe këshilltarë, sa është e mundur diskutohen nga anëtarësia, e nuk katapultohen kaq thjesht. Po arriti Lul Basha të rikthejë apo institucionalizojë këtë standard, nuk është pak. Por jo me fjalë, por me garanci të qarta meqë është edhe jurist." Këto slogane u thuhen studenteve te shkencave politike...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bagu

            Përshëndetje, unë jam Jessica White nga Shtetet e Bashkuara, kam disa dëshmi për një burrë që më ndihmoi, Dr. TIOR ADI. Kam lexuar për të në një postim të një zonje në TikTok ku lexova se si ai i ndihmoi njerëzit të kthenin ish-in e tyre , kështu që unë bisedova me të dhe i kërkova asaj kontaktin e burrit dhe ajo më jep numrin e doktorit, kështu që unë bisedova me të dhe ai u përgjigj brenda disa minutash, i thashë atij problemin tim dhe ai më kërkoi të marr artikuj dhe foton e emrit të mëparshëm që unë bëri për fotot dhe emrat, por për artikujt nuk arrita t'i çoja aty ku isha dhe e pyes se çfarë dimë, kështu që ai konfirmoi çmimet e artikujve dhe më dërgoi koston dhe pasi i dërgova para për të marrë artikujt dhe pasi bëra dhe fillova punën time brenda katër deri në pesë ditë, le të themi një javë dreqin më thirri ish-i im, por unë nuk e zgjodha kështu që ai më bisedoi dhe unë u përgjigja dhe filluam të flisnim dhe ai ishte sikur i vinte keq që ai dua një rikthim, kështu që për të shkurtuar historinë e gjatë, ne fillojmë të shohim, të dalim dhe kjo është se ne jemi kthyer tani dhe më të fortë se kurrë dhe unë kam këtë Njeriu të madh të quajtur Dr Tior Adi për të qenë mirënjohës për.. të mahnitshmen dhe më të mirën në botë TIOR ADI FALEMINDERIT SHUMË ZOTRI... Mund ta kontaktoni në WhatsApp direkt: 2349057050361 ose, [email protected]... Dhe më beso, Ti do të dëshmosh më pas..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje