Belind Këlliçi e pranon: Berisha nuk na sjell dot në pushtet, por kush do ta sfidojë në PD, duhet ta bëjë me votë

31 Maj 2023, 09:19Politika TEMA

Belind Këlliçi e pranon: Berisha nuk na sjell dot në pushtet,

Ish-kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se humbja në zgjedhjet e 14 majit  ishte edhe rezultat i konfliktit të brendshëm në PD ndërsa theksoi se pa bashkimin e partisë dhe gjithë demokratëve, Edi Rama nuk mundet.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, ai renditi arsyet sipas tij pse gara e Tiranës ishte e pabarabartë duke përmendur financat, logon, përdorimin e paligjshëm të pushtetit nga kundërshtari, minutazhi 8 herë më pak në disa media, mungesa e komisionerëve, numëruesve etj.

Këlliçi tha gjithashtu se ata që duan të largojnë Berishën, duhet ta mundin me votë.

“Nuk e prisja këtë rezultat. Kam pritur një reagim më të madh të qytetarëve, edhe pse kam qenë i vetëdijshëm që kam hyrë në një garë të pabarabartë. Por, patjetër që PD ka patur problemet e saj, prandaj nuk u krijua ajo valë qytetarësh që unë do të kisha dëshiruar, që të kishin dalë 60-70% që të mundnin këtë makineri. 

Pra, mospjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qënë vetëm për shkak të shantazhit, shitblerjes së votës, por ka qenë edhe një pjesë e tyre të bindur që nuk do të fitonim dot për shkak të situatës sonë.“ – tha Këlliçi.

Ai shtoi se ‘pa u ulur të gjithë, pa vënë gishtin në plagë, pa gjetur menyrën sesi të bashkojmë çdo factor, si të krijojmë një lëvizje sa më të madhe të së djathtës, ku të bëhen pjesë të gjithë faktorët opozitarë për të rrëzuar Edi Ramën, nuk do kemi sukses’.

Lidhur me gjendjen në PD, Këlliçi tha se nuk ka mandat për të negociuar ndërsa theksoi se nuk ka ambicie për të garuar për kreun e partisë.

“Nuk kam mandat për të negociuar. Nuk është trajtuar si çështje negociimi, por është ngritur si çështje që duhet të gjejmë një rrugë të përbashkët, duhet të gjejmë një zgjidhje përsa kohë biem dakord që kundërshtar kemi Edi Ramën. 

Nuk kam ambicie për të drejtuar PD-në. Nuk i shërbej kësaj ambicieje. Ambicia ime e vetme është fitorja e zgjedhjeve, mundësisht para vitit 2025 për të rrëzuar Edi Ramën. Kjo është ambicia ime më e madhe.” – tha ai.

Këlliçi u tregua i ashpër me pjesën e PD-së së Alibeajt që sipas tij ndihmuan në përçarjen e mëtejme të opozitës. Ai akuzoi kandidatin Roland Bejko se ishte produkt i blerjes së PD zyrtare nga Erion Veliaj. 

“Axhenda e tyre i shërbeu një mandati të tretë të Erion Veliajt. Në politikë nuk ka të bëjë vetëm aritmetika, por edhe fryma. Nëse do të kishim vetëm një kandidat, do të kishte një frymë tjetër. Në Tiranë, për shkak se është Erion Veliaj këtu dhe paguan shumë Erion Veliaj, është bërë gjithçka që të dilet me dy kandidatë dhe të krijohet kjo frakturë. 

Në Tiranë është bërë gjithçka për të siguruar mandatin e tretë të Erion Veliajt. Kjo nga pjesë të caktuara, se jo të gjithë i fus në një thes, segmente të caktuara. PD zyrtare doli me një kandait në Tiranë për t’i lehtësuar mandatin e tretë Erion Veliajt” – tha Këlliçi për emisionin “Pa Censurë”.

Në fund të intervistës Këlliçi tha se bashkimi në PD duhet bërë, por me Berishën kryetar të saj duke ftuar të gjithë ata që duan largimin e tij, ta mundin me votë.

“Edhe Gazment Bardhi, edhe Jorida Tabaku të vërtetën thonë, se duhet të ulemi për një bashkim dhe unifikim të opozitës për të folur për një bashkim të opozitës, ku fokusi kryesor duhet të jetë rrëzimi i Edi Ramës dhe lufta me njëri-tjetrin. 

Opozita bashkohet nga ata drejtues që anëtarët i zgjedhin vetë për t’i drejtuar. Të futen dhe të provojnë veten me votë. Duhet pranuar mekanizmi i votës. Secili ka aksionet e veta. Pse i thuhet ik një njeriu që ka aksionet më të mëdha? Atëherë eja dhe munde.” – tha Këlliçi.

Ai pohoi pamjaftueshmërinë e Berishës për të sjellë në pushtet PD, por nuk vë në diskutim lidershipin e tij.

“Jo, zoti Berisha nuk është i mjaftueshëm për të çuar PD në fitore. Duhet shumë herë më shumë se ai. Ata që nuk e pranojnë janë shpallur non grata nga baza. Të zbresin në bazë dhe të pyesin bazën. Të shohin realitetin në terren. Këta nuk pranojnë votën. Futu dhe munde Berishën me votë. Mendoj që një politikan e largon vota. Në PD kushdo që do të largojë Berishën, ta mundë me votë” – mbylli intervistën për emisionin “Pa Censurë”, Këlliçi.

16 Komente

  1. P
    PD-ja Parti Antishqiptare s'vjen KURR ne Pushtet

    Banda e shkedhatave te stalles se Tufezuar ,kriminele injorante antishqiptare putana te pafytre = Jashteshqitja e shoqerise Shqiptare NUK _ VJEN _ ME _ NE PUSHTET NE SHQIPERI ___Dri sa te zhduket nga skena Politike Shqiptare .________-Prandaj ajo shoqeri duhet te kuptoje se sa Emergjente eshte Krijimi i nji Partie te Re Politike -e perbere nga Qytetaret Shqiptare dhe intelektuale mbi te gjithe e kunderta qe ishin Esadistet Shpellare qe u shkerdhyen me Armiqte tane shekullore , - por Patriote # hanu mut aty ku jeni

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrati

      Fatkeqsisht ti kaq jep ,deri ketu e ke kufirin e inteligjences prandaj dhe more ate rrezultat. Ju keni shpik demokracine ! Po kush e rrezon dot KIM JONGUN me vote ,kush mund ta rrezonte Merkelin me vote brenda partise ,kush e rrezon Ramen me vote brenda partise , dhe ti dhe te gjithe zagaret e Sali berishes qe i lepihen nga mbrapa na thone ta rrezojme me vote . Rrini se mire jeni deri sa te vije ai burri nga lart dhe ta mare idhullin tuaj ,por deri athere do jeni shkaterruar perfundimisht !!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murgu

        Çfar thua o Blend,edhe pa Saliun edhe me Saliun !? Ore të ka hyrë Sala në gjak dhe ke frikë të bësh transfuzion.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          PD ,eshte nje parti anti shqiptare ,nuk vjen me ne pushtet me ata kriminele ,hajdut , si u pasurua jonida ,sa vite ka qè eshte ne pd ,cfar i ka dhene pd ?si u pasuruan muli salianji ,bardhushja lulushi ,sala ,rtj etj ,po ti mor jevg si u pasurove dhe pa shkolle aderove ne pd sepse mblidhte hajdutet mashtuesit .kot lodheni pd nuk vjen me ne pushtet

          Përgjigjjuni
          1. m
            muli

            Zgjidhja për PD dihet o trap. Hapi i parë është të largohet Berisha, por ju s’keni bythë ta bëni këtë. Ti i pari.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sula

              Ky me te drejte thote se duhet te vendosim gishtin ne plage por nuk po e gjen plagen. Une me modesti mar persiper tja tregoj vendin: ne lule te ballit te tij, te Saliut dhe salinjve te pd.

              Përgjigjjuni
              1. S
                SPAK

                O Belo, si mund te krenohesh kur te therrasin Belo,Bythqire! Ka ne PD por edhe te perjashtuar nga Saliu qe mund ta zvendesojne,por kjo duhet kerkuar nga vete antaret e PD! Largoheni kermen Sali ose jeni kerma ngrenes!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Shkurt muhabeti nuk t'a mban by... per t'a thene troç qe Berisha duhet te largohet e te mos kete te drejte te futet hundet ne PD.Bashke me te duhet te mos konkurojnë grupi i tij servil por edhe ata te grupit tjeter sepse te gjithe e kane demtuar opoziten shqiptare

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    raul

                    Po mor Belind po tani u kujtove ti se perbindeshi i vucidolit nuk ju sjell ne pushtet. Po kur organizove grushtin e shtetit kunder Pds ne stadium per 2 ore shkallmove statutin me votat e disa shpellareve te sjelle ne stadium nga Muli horri. Ate grusht shteti qe bere kunder Lulzim Bashes ne stadium ti o Belind kerrici do ta kishte zili dhe dr. Gebelsi i Rajhut te Trete qe solli ne pushtet Fyrherin me propaganden e tij mashtruese qe vuri ne gjume popullin gjerman dhe i dha voten Hitlerit ne 1933.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Ky njeri nuk eshte se nuk eshte ne rregull nga trute. E ben kete argument se beson qe vete ai eshte personi qe merr me shume vota ne PD dhe kur te ngordhi qoftlargu ky do dali ne krye te partise pasi te gjithe me vote sipas tij duhet te zgjidhen. Ky person qe I futi PDs thiken pas dhpine ne stadium sic shkruajti dikush ketu nuk duhet te kete me vend ne kete parti, ky legen mendon se eshte numri 2 mbas non grates aty.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilo

                        Ne se Jorida Tabaku apo te tjere si ajo do te ishin kreu i opozites, demokracia do vazhdonte me perpara se ka arritur me kontributin e Rames and co! Seriozisht!

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jurgeni

                          Po cke o vlla me Rolandin , edhe sikur te 6-te kandidatet te ishit bashke me 60 mije vota mangut kush te bente derman ty o derman. Aaaa me fal ndoshta Ristani ta zgjidhte hallin.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gipsies community of Tirana.

                            Gjynah qe nuk kanditove per Bregun e lumit ose te parafabrikatet tek Pallati me Shigjete e kishe fitoren ne xhep.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sami

                              Ti nuk e prisje, une e pruisja sa pashe emrin tend per kandidat.Kur te degjova qe nuk vije asnje pike mbi I qe nuk flisje per betonizimin dhe leshoje brockulla autobuzash

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sami

                                Do ta mbylli gojen ky evgjiti?! Ky humbi ne cdo njesi dhe flet brockulla...Ishte qe ne fillim nje kandidature e pashprese. Mjaft pyetja kush jane Oligarket pa pergjigje qe diskreditoi si njeri te pabesueshem.,..

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arber

                                  Jemi shume larg Europes, kemi nje mentalitet mesjetar, qe atehere vriteshin per simbolet ashtu si opozita sot qe zihet per vulen, i gjithe perendimi i nderron vulat sipas qefit, opozita joooo PD o ska, nga ana tjeter edhe me larg se mesjeta, fitojne zgjedhjet me gomare dajre dhe te burgosur si ne kohen e babaqemos. Zoti i shpetofte shqiptaret.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje