
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Kombet e Bashkuara duhet të fokusohen te siguria kibernetike.
Kjo, referuar mësymjeve të fundit të regjistruara në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur gjatë debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kjo e fundit, është mundësia që krerët e shteteve dhe qeveritë të mblidhen në selinë e OKB-së për të diskutuar çështjet botërore.
Sipas tij, ky sulm ishte tërësisht i paprovokuar dhe ishte i sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit.
Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të mërkurën e 7 shtatorit se kishte urdhëruar diplomatët dhe stafin iranian të mbyllnin ambasadën dhe të largoheshin nga vendi brenda 24 orëve.
Rama tha se sulmi kibernetik i korrikut ka “kërcënuar të paralizojë shërbimet publike, të fshijë sistemet dixhitale dhe të hakojë të dhënat shtetërore, të vjedhë komunikimin elektronik të qeverisë në intranet dhe të shkaktojë kaos dhe pasiguri në vend”.
Washington-i, aleati më i afërt i Shqipërisë, fajësoi gjithashtu Iranin për sulmin dhe premtoi “të ndërmarrë veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-ve”.
Teherani zyrtar ka dënuar ashpër vendimin e Tiranës për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike duke i quajtur si “pretendime të pabaza” arsyet e Shqipërisë për këtë masë.
Diplomatët iranianë dogjën gjatë orëve të para të 8 shtatorit dokumentet, orë përpara se të largoheshin nga vendi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani hodhi poshtë “kategorikisht” më herët akuzat kundër Iranit në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
“Ne hedhim poshtë kategorikisht akuzat në lidhje me një tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë dhe rezervojmë të drejtën për të ndjekur këto akuza”, theksoi zyrtari iranian.
TIMS
Mbrëmjen e 10 shtatorit sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë, pra Irani.
“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal”.
Sistemi i menaxhuar i kontrollit të kufijve, TIMS, prej vitesh po përdoret në Shqipëri.
Ai bën të mundur që asnjë person me precedentë penal, apo i dënuar nga autoritete shqiptare dhe të huaja të depërtojë në Shqipëri dhe të dalë jashtë saj.
Kjo, pasi të gjitha pasaportat përpunohen në këtë sistem që ka të integruar databazën për të gjithë shtetasit si dhe të gjitha informacionin e sistemit të Interpolit.
Sikur ti dinte Bota me pare kto gjona ,sot sdo koshim bubuzhelat iraniane ne magazine
Shpresojme qe iranit tu shtohen sanksionet ndaj ktij akti te shemtuar
Irani nji shtet diktatorial i cili nuk lejon fjalen e lire ndeshkon shqiprine sepse mban opoziten turp per iranin
Ka shume te drejte Rama ne duhet te ndihemi me te mbrojtur
sulm i paprecedente aleatet duhet te na ndihmojne
Sulmi kirbenetik e demtoi pak vendin tone prandaj siguria duhet te jete me e larte tek ne
duhet qe ata iranianet te denohen per kete akt te paprecedente
Te denohen iranianet qe kan qene pjesmarres ne ate sulm te pahijshem
Ishte nje sulm i papritur dhe vertet i frikshem por ju arritet qe ta merrnit situaten nen kontroll
Nuk e kuptoj pse e ben kaq tragjike ky, Iranianet vetem ca te dhena "hakuan", lol..., kshu na tha para dy diteve Legenari Ramushka
Nuk e kupton se je kokra e mullarit , je mjeran , bythqiri i Janulles ....ti skupton gje se ke kasht ne kok ....jeni nje dore e mire ti Detar pederasti ....jeni Agimi i Arte ne Shqiperi ....bythqir
Agresoret e ketij sulmi duhet te denohen me patjeter sepse vune ne rrezik te madh vendin tone
Se kuptoj CA kan pas me shqiperin m. Po ca tbona m tq*ft k*ri ropt tq*ft
Rama po merr masa per sulmin kibernetik por prap eshte shume e rrezikshme.
Shpresoj te mos ndodh me sulmi kibernetik ne vendin tone edhe pse Rama ka marr masat e duhura.
morem vendimin e duhur per shtetin iranian pasi pati qellime te demshme per vendin tone
Duhet qe te shtojme sigurine kibernetike edhe normal qe morem vendimin e duhur ndaj Iranit
Nje thirrje shume e drejte sepse sulemy kibernetile jan nje problem i vertet ne kete koh
Ka qen nje sulm qe shqiperia nuk e anashkalon dot e te vazhdoj te kete mardhenie me iranin
Meta dhe Berisha nuk janë të bindur, unë do ulja prezencën e tyre në vëndin tonë, dhe do dëboja Turqin dhe Belgjikën.