Rama “u tregon derën tradhtarëve” në PS: Do habiteni ç’më thonin në sy dhe çfarë bënin pas krahëve të mi

28 Korrik 2024, 13:35Politika TEMA
Rama “u tregon derën tradhtarëve” në PS: Do habiteni

Kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për “tradhtarët” brenda Partisë Socialiste.

Nuk dha emra, por tha se është i vetëdijshëm që në Partinë Socialiste nga nga ato që në sy i kanë thënë diçka tjetër dhe pas shpine, çfarë nuk i kanë bërë.  Këtyre nga Kongresi i PS-së, “u tregoi derën”.

“I kam njohur dhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine dhe kur janë ngjitur dhe më janë ngjitur edhe mua këtu, merri me mend se sa nga këta ka më poshtë deri aty ku këta njerëz po u drejtohem duhet të nisin rrugën, por ama siç po u them këto siç janë , unë jam po ai që them besojeni, se PS është e vetmja rrugë për ju”, tha Rama.

5 Komente

  1. P
    Pandi Majko

    E ka për mua, por s'ka ç'më bën....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lasgushi

      Këti veyëm i kanë borxh.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Kjo quhet Pafytyresi sunitesh...... pabesia i karakterizon ne cdo qeliz te jetes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Justifikim tradicional i sundimtarëve, të cilët në çdo hap shohin armiq. Të sigurojmë zoti Rama, që nuk do habitemi fare, jemi mësuar që nga koha e shokut Enver që partija juaj është një kombinat gjigant për fabrikimin e armiqve. Ju, si çdo diktator nuk jetoni dotë pa pasur një armik, qoftë ky i jashtëm apo i brëndshëm. Ti nuk je asgjë më shumë se një Enver i vogël. Them I vogël për faktin se operon në kushtet e demokracisë, por po të ishte në ato kushte të periudhës komuniste, jam plotësisht i bindur se Enveri dhe Kim Jong Un do dukeshin demokratë për t'u pirë dolli në raport me ty. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për si vëllaun tënd, nga gjysma tjetër e bajgës PPSH, partinë e lavdishme të komunistit dhe revolucionarit bolshevik Sali Berisha.

          Përgjigjjuni
          1. s
            spata

            Bo bo iku dhe ky si Enveri in .Shikon endra me tradhetar e armiq qe duan ta helmojne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje