Jo vetëm socialistët, edhe presidenti Begaj të dielën në punë

28 Korrik 2024, 11:41Politika TEMA
Jo vetëm socialistët, edhe presidenti Begaj të dielën

Jo vetëm Partia Socialiste është në punë të dielën pasi sot mbahet Kongresi i Partisë. Edhe presidenti Bajram Begaj është shfaqur në Presidencë këtë të diel.

Gazetarja Fjorela Beleshi sjell video nga momenti kur Begaj hyn në ambientet e Presidencës.

Nuk dihet axhenda që e ka sjellë Begajn në punë edhe këtë ditë pushimi. Flitet se mund të ketë ndryshime në qeveri në Kongresin e PS-së dhe Begaj ka ardhur në zyrë për të bërë dekretimet ose dekretimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, para se të nisë pushimet. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë.

Lini një Përgjigje