Mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste! Ndizen motorët për zgjedhjet e 2025, çfarë pritet të ndodhë sot

28 Korrik 2024, 09:11Politika TEMA
Mblidhet Kongresi i Partisë Socialiste! Ndizen motorët për

Socialistët mbledhin sot orën 11:00 Kongresin Zgjedhor.Ky është një kongres me karakter të fortë organizativ në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Delegatët në këtë kongres, do të zgjedhin asamblenë e përgjithshme e përbëre prej rreth 400 anëtarësh.

Me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, për herë të parë në asamblenë e re nuk do të ketë drejtor drejtorish.

Pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025.

Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.

Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin.

Sikurse do t’i bëhet një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste, e cila është në pushtet përmes një mandati te tretë qeverisës.

Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të preferojë të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse TCH raportoi më herët, kanë nisur të diskutohen emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi i Nikollës, ku flitet për Spiropalin dhe Çuçin.

Nëse kjo nuk do të ndodhë në kongres, atëherë pak përpara nisjes së sesionit parlamentar të vjeshtës do të mësohet emri kryetarit të ri të kuvendit.

3 Komente

  1. s
    spata

    Levizja e radhes tu mbylli gojen Rilindasve,simpatizantve te Ps dhe krerve ish socjalist , per paktin e listave te mbyllura . Zhurme dhe propagande e felliqur per te mos patur ndryshim hajdutesh e kriminelesh . Cdo gje e kuptoje por te bejne marveshje "Socjalistet"me nje Non Grata ,ju qofshi shqiptare .Nuk po kuptoje as qendrimin Amerikan,pa Ambasador dhe rol ne keto vendime te rendesishme per demokracine shqiptare . Blinken i ka nje borxh te madh shqiptarve ."Rama eshte K/M me i mire i te gjitha kohrave " Hiqeni kete vule dhe lejani ta beje popull se sa i vlersuar eshte Rama ,jo ne krahesim me kopen e hajdutve ,por me gjendjen aktuale ne Shqiperi .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fitimtari

      Spata! Une nuk jam me I miri per ty( per Blinken, Makron, Km italiane me I miri ne Bote), por tjeteri me I mire eshte larg, pra mr te mire se une nuk ka! Me thuaj nje emer! Qofte edhe tendin!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Na Plasil kari. Ne pidh te semes vaftè kjo shqiper

      Skemi TV. Taracat e pallateve te privatizuara si ne vlore ku Cami i mutit ste lejon te vendosesh antenne. Lulishtja para kopeshtit n10 e kethyer ne banes abuzive nga PS e vlores e neki dredhen. O e mjera shqiperi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje