Bledi Çuçi apo Elisa Spiropali në krye të Kuvendit?  “Gara” në PS për zëvendësimin  e Nikollës

27 Korrik 2024, 17:51Politika TEMA

Bledi Çuçi apo Elisa Spiropali në krye të

Me afrimin e Kongresit, brenda PS-së, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se kanë nisur të diskutohen emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi i Lindita Nikollës, e dorëhequr nga posti kryetares së Kuvendit. Me kalimin e orëve, në PS sa vjen e ngushtohet rrethi i atyre të cilëve Edi Rama do t’i besojë drejtimin e Parlamentit.

Më herët, sot Top Channel njoftoi për kandidaturën e mundshme të Elisa Spiropalit, por gjatë orëve të fundit është duke u artikuluar edhe kandidatura e Bledi Çuçit. aktualisht kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Megjithatë, do të jetë Edi Rama, ai i cili mund të preferojë ta anonçojë emrin e kryetarit të ri të parlamentit gjatë kongresit ditë  e nesërme. Sikurse vlen për t’u theksuar se Edi Rama shquhet për surpriza të minutës së fundit.

Ethet brenda PS -së se kush do të jetë kryetari i ri i Kuvendit kanë nisur.

A do të jetë Elisa Spiropali apo Bledi Çuçi? Duhet pritur fundi i fjalimit të Edi Ramës të dielën në Kongres.

Top Channel

3 Komente

  1. d
    drejtesia

    Eliza Spiropali eshte super grua,e zonja dhe grua e forte,uroj qe te zgjidhet ajo....grua iku dhe grua duhet ta zevendsoje!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kostandini i Madherishem

      Kandidatura me e denje dhe me kapacitet e performance te treguar nder vite dhe e pa krahasushme per perballje me Opoziten E Sahliut e banden e Horave , qe Bertasin e Pellasi edhe gjate ketyre 6-7 muajsh nen Kullen e Shpellarit te Viciddollit i cili nga i pa Breke Rezulton Biljarder Ky gjarper , Qe Pellet Kapeni Hajdutin , Kapini Kriminelat ....... Dum Baben, Duim Xhihadiostin SAhli ?!Largimi i Zonjes Nikolla Dinjitoz meriton Nderim e Respekt te Merituar .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Ne qftse mamica do e pretendoje ate vend ajo do ta marre sepse megjthse Cuci eshte me i forte nga lidhjet qe ka me te gjatin prap Elisa do ja dale sepse ajo ka lidhje te nendheshme me boten e krimit gje qe te gjatit nuk i intereson qe te krijoje hatermbetje dhe te dale edhe nje tjeter Ahmetaj qe do e fundoste perfundimisht kry hajnin. Ajo ka pase shume akses ne gjithe ngjarjet sensitive kete vit ku kryesorja eshte Goni i FBI- se

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje