Hasani, Tani edhe Tajlanda. Ja 99 shtetet ku shqiptarët lëvizin pa viza

28 Korrik 2024, 09:48Politika TEMA

Hasani, Tani edhe Tajlanda. Ja 99 shtetet ku shqiptarët lëvizin pa

Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, bëri të ditur në një postim të tij në rrjetet sociale, se pas negociatave të vazhdueshme, është rritur numri i vendeve ku shqiptarët udhëtojnë pa viza. Në një video të përgatitur nga MPJ jepen me detaje se kush janë këto vende ku nuk kërkohet vizë për çdo mbajtës të pasaportës shqiptare.

Postimi i Igli Hasanit

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare ???????? kudo në botë.

 

Dokumenta bashkëngjitur

1 Komente

  1. O
    Otto

    Hasani, Tani edhe Tajlanda ahhahahaha o qija ronbt, ju gazetaret pini raki qe ne mengjes se ska mundesi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje