Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në eventin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, u shpreh se hetimi ndaj kryetarit Erion Veliaj, është jashtë shinave të Kushtetutës së Shqipërisë.
"Sot gjendemi para një çështje ku nuk kemi një hetim për korrupsion, por kemi hetim për një person, nuk është hetuar akuza por personi. Jeta e një njeriu si rezultat i një novele anonime të depozituar në shkurt të vitit të kaluar.
Më vjen keq dhe nuk e pretendoj që në këtë që të them të jem neutral apo i zhveshur nga interesi sepse ne fund të fundit jam udhëheqës dhe e kam të pamundur mos të lidh faktin që përndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqje 3 muaj përpara zgjedhjeve.
Për mua kjo nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim përpara të cilit reagimi do ishte i menjëhershëm. Ka një hetim për jetën e kryetarit të Bashkisë. Dyshimi i arsyeshëm është që është jashtë shinave të Kushetueses së Shqipërisë.
Sfida është që pavarësia e arritur duhet të garantohet nga profesionalizmi, standarti dhe garancitë për të gjitha liritë dhe të drejtat e kujtdo.
Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë thotë që nuk i kemi dhënë drejtësinë gjithë pavarësinë që nuk e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë në 1912-ën.
Të bindur se kjo është kthesa e vërtetë për Shqipërinë dhe fëmijët tanë nesër, që askush të mos jetë mbi ligjin, sot konstatojmë se jemi përballë një sfide tjetër", tha ai.
@Eddrama...vetem ti je i zgjuari...LOL
O ti bobi ose Palle apo Gernete qe nuk ka mjaftueshen mballoma per ty , ajo dihet qe ti kontrolloje dhe kontrollon nje pjese te SPAK po ashtu dhe SOROS ka ushtaret e tij aty, dhe DASH ka pjesen dermuse te SPAK. Pra deri para nje muaj me bekimin e DASH behej si doje ti dhe Soros ne SPAK , arestoheshin ushtaret e tu dhe te Rilindjes mavi sa per sy e faqe sa per te justifikuar goditjen e Berishes dhe PD , dhe ushtarve te tu duke ju mbyllur dosjet me ndonje denim qesharak dhe duke ju mbuluar dhe zhdukur shkeljet e renda, dhe kjo beshe per tu hedhur hi syve Shqiptarve qe ja; Spak po godet me shume te majten e paster si muti i qelbur . Ndesa tani me ndryshimin e drejtimit te DASH me siguri ti nuk e ke me ate mundesi qe ta drejtoshe SPAK si te don te menderja me pare ,se dihet qe tani ka ndryshuar DREJTORI i DASH ,dhe normal qe SPAK ka tjeter Bos tani qe nuk ti le frenat e SPAK ty dhe Soros si ata me pare
Sot Trump mbas takimit me mbretin Jordanez tha po bisedojme dhe me Shqiperine e Indonezine per Palestinezet. Sa e vertete eshte kjo? Pse nuk flasin me Italine, Polonine, Greqine Rumanine...pse u shkon mendja ke ne? Cfare precedent krijove?
Meqe Shqiperia njifet si vende me shumice myslimane dhe si antare e liges myslimane , dhe duke pare qe nje shume e konsiderueshme nga Myslimanet ne Shqiperi ne keto 30 vjete jane konvertuar tashem ne te krishter Ortodokes dhe sidomos me ata te JEOVAIT , me siguri qe duhen sjelle ca qindra- mijra palestinez mysliman qe ta balancojne perseri numrin e myslimanve ne Shqiperi
Jo ne , por ti , keshtu thone . Thone qe Edi ja futi Erionit , e shiti per fushate , per te terheq vemendjen nga nongrata. Une po te them se ca thone . Thone sic po them une jo sic po thu ti, qe ti kontrollon spakun . Sedi , por ku ka fjale s'eshte pa gje