Rama vlerëson aktet e dy efektivëve Troci e Mustaj: Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, mirënjohës për shembullin dhe shpëtimin e qytetarëve

9 Gusht 2025, 18:43Politika TEMA
Rama vlerëson aktet e dy efektivëve Troci e Mustaj: Policia e Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin heroik të efektivëve të policisë gjatë kohëve të fundit, i pari Agim Troci që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik dhe i dyti Klajdi Mustaj, që shpëtoi 3 udhëtarë teksa makina e tyre mori flakë në ecje, në aksin Levan-Fier.

Rama shkruan se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, por edhe nga gra, vajza, djem dhe burra që punojnë me përkushtim dhe nga heronj si dy rastet e mësipërme.

“Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier”, shkruan kryeministri.

5 Komente

  1. T
    Toni

    Respekt

    Përgjigjjuni
    1. t
      totololi

      Te tjeret rrine e shikojne, dhe ky tjetri merr video. Fuck, ndyresira.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban

        99% e policisë përbëhet nga djem të tillë, 1% janë shefat e vendosur me mik, para dhe pa meritokraci!

        Përgjigjjuni
        1. F
          FETO

          JEMI NE KOMUNIZEM TASHME. KUSH NA NDERON, KUSH NA TURPERON. BOLL ME SE NA HAPET BARKUN

          Përgjigjjuni
          1. I
            Intelektuali tironas.

            Vleresoje humanizmin dhe guximin e forcave te policise se shtetit. Pa pasur para sysh, se cila parti politike udheheq.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje