Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtyu paraditen e kësaj të premte seancën për shqyrtimin e kërkesës së presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi një masë më të lehtë sigurie.
Ky vendim erdhi pasi gjyqtari i gatshëm, Erjon Bani, shpalli moskopetencën për të vendosur lidhur me zëvendësimin e masës së sigurisë së Metës nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”.
Në një deklaratë për mediat avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela është me pushime dhe për këtë arsye kërkesa e klientit të tij u mor përsipër nga gjyqtari tjetër i posaçëm, Erjon Bani.
Mirëpo duke qenë se ky i fundit nuk ka qenë gjyqtar i çështjes së Metës, për këtë arsye avokati kërkoi që kërkesa për lirim të shqyrtohet nga Çela, i cili aktualisht është me pushime.
Por, kush është Erjon Çela?
Erjon Çela, nga Pogradeci, ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Pogradecit, ai më pas u transferua si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tropojës.
Në shkurt të vitit 2020, ai aplikoi si kandidat për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesë e cila u aprovua nga Këshilli i Lartë Gjyqësore në 16 prill të 2021.
Në vitin 2020 ai kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi që të konfirmonte në detyrë Çelën. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komici dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.
Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Çela dha shpjegime për blerjen e një apartamenti në Yzberisht në vitin 2015 në vlerën e 59 862 euro si dhe për shitblerjen e një makine.
Çela u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa në seancë u evidentuan disa gjetje për profesionalizmin. Në 5 dosjet e shortuara u evidentua mosrespektim i afatit 10 ditor për caktimin e datës se seancës në një rast dhe se në dy raste, subjekti duhej të kishte orientuar palët në bazën e duhur ligjore. Ndërkohë, KPK nuk ka gjetur probleme në tre denoncimet e kryera nga publiku.
Në fjalën e tij, Çela i kundërshtoi gjetjet e Komisionit për profesionalizimin. Ai tha se nëse do të kishte vepruar ashtu si pretendon grupi i punës së ish-KLD, duke orientuar palët për normën ligjore, atëherë do të kishte bërë gabim. Çela shpjegoi se dokumentet për shqyrtimin e dy çështjeve në fjalë ekzistonin.
Për shumë Çela njihet edhe si gjyqtari i cili u mor me dosjen “Gërdeci”! Më herët ai dha vendimin se Fatmir Mediu nuk mund të gjykohej pasi afati për veprat penale për të cilat ai akuzohet është parashkruar.
Ndërkohë që në shkurt të 2023 ai vendosi që të jepte dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Gërdecit, e cila u rihap nga SPAK dhe i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Arsyeja e dorëheqjes u bë fakti se Çela ka dhënë njëherë mendim për rastin.
Në shtetin e degjeneruar shqiptar , vetëm hajdutët, trafikantet, te korruptuarit, maskarejt, dhe kriminelet, jetojne mire. Te ndershmit , vdesin per buke. Jo kot eshte vend i mallkuar dhe nuk do bēhet kurrë.
Liro a thu ky cherri ka me maru pun? E ke cu ate bolen qe t vje me ndrru breket me mor nai informacjon mor se tedi sperto per kshu gjonash. Kurse ati avokatucit qe ke kot lodhesh se smaro pun Zbo ai. Me mir kpute n mes me i tek shpull. Sa pompa bo n or mer ? U ka bo krahu bish u ka bo
Gjyqtar i pjerdhur,jo i pastër dhe jo i aft profesionalisht.Po çfarë t’i bësh laj thaj këta kanë mbetur të japin drejtësi…
Fate Gerdeci nuk mund te rigjykohet.
Ky dodo kete mare leket sic duket...........perderisa ka pushuar krimin e Fate Gerdecit.qenka superhajdut dhe vrases ..............OLike Hajduti po rregulloje me Salen se Sala ta ka futur .Ushtaret e Sales jane te gjithe keta plera te aspakut
Me këtë drejtësi të marrë fund do të futen në burg ata që nuk kanë përfituar pa të drejtë dhe nuk kanë abuzuar në punë, se siç po vjen puna hajdutët dhe kriminelët do të lirohen(se po shtohen) dhe qytetarët e ndershëm do të ndëshkohen sepse janë të tillë. (me pakicë) Nëse kjo është Europa mos u futeshim kurrë!
Paska te bej me fate gerdecin,,e paska ngren mutin edhe ky,,