Ankimi i Ilir Metës për masën e sigurimit, gjyqtari Erjon Bani shpall moskompetencë funksionale

8 Gusht 2025, 17:05Politika TEMA
Ankimi i Ilir Metës për masën e sigurimit, gjyqtari Erjon Bani

Gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencë në shqyrtimin e një kërkese të ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurimit. Kërkesat penale të Metës duhet të shqyrtohen nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtari Erjon Bani shpalli të premten moskompetencë në shqyrtimin e një kërkese të ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurimit. Meta paraqiti kërkesën përmes avokatëve më datë 6 gusht dhe çështja u shqyrtua nga Bani si gjyqtar i gatshëm, por, për shkak të procedurës, ky i fundit shpalli moskompetencë.

“Shpalljen e moskompetencës funksionale të gjyqtarit të gatshëm, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me shqyrtimin e kërkesës me Nr. 546 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 06.08.2025, me kërkues: Ilir Metaj, me objekt: ‘Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të arrestit në burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, dhe pastrim i produkteve të veprës penale’,” thuhet në dispozitivin e vendimit.

Kërkesat penale të Metës shqyrtohen në këtë fazë nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela.

Ilir Meta u arrestua në tetor të vitit të kaluar. Ai, së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, akuzohen nga SPAK për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të një biznesmeni. Nën hetim për këto çështje janë edhe ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho, dhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

Meta i ka mohuar akuzat. Pas vendimit të sotëm, avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se mbajtja e Metës në qeli ishte e padrejtë. Ai njoftoi se po përgatitej dosja për ankim në Strasburg. “Nuk ka asnjë arsye ligjore që ata ta mbajnë në paraburgim,” tha Cakrani për mediat para dyerve të Gjykatës së Posaçme.

4 Komente

  1. 9
    90

    Idiot avokat, nuk di se kujt duhet ti drejtohet ...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pyetje

      Mos eshte ky Erjon Bani ai PD-isti i terbuar i Saliut?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erjon Bumi

        Ai eshte , njifen si farefis mbeshtetesit e Saliut qe ne oret e para kur Saliu erdhi ne pushtet …..Nuk eshte vetem PDist i thekur , por eshte Berishian i terbuar …edhe ky si shume te tjere konosh i Argita Berishes , shefes se kuadrit te drejtesise sone te karit ….e di kujt i thon drejtesi te karit ?? E pra ky eshte pjestar i saj …..nuk jam ne gjendje te shpjegoj si kaloj Vettingun dhe si u be i pavarur ,pasi nuk e beson askush sot qe ai organ i vleresimit dhe cilesise nderkombetare te drejtesise ishte dhe eshte transparent ….. ky njifet boterisht si jargac i Gites ….Berishian te epur jane Banet ne Sarande dhe nuk e fshehin , ky nuk perben pejrjashimin …

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vigjilenca

        Në sistemin e drejtësisë duhet një pastrim kapital njërëzor në të gjithë institucionet nga qendra në bazë duke përfshirë dhe SPAKUN. Funksioni i sistemit të drejtësisë është hallka themelore për funksionimin e një shteti ligjor.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje