“Duhet ta rithemelojmë, ta krijojmë veten, duke mos harruar çfarë kanë qenë parimet e shenjta të PD”.
Rithemelim të Partisë Demokratike duke afruar të gjithë të larguarit, këtë shikon si zgjidhje deputeti Kreshnik Çollaku për situatën në të cilën ndodhet forca më e madhe opozitare. Në një intervistë për A2CNN, deputeti i cili nuk do të jetë më në shtator, kërkon riformatim të të gjithë strukturave të Partisë Demokratike.
“PD duhet të jetë një parti që të dëgjojë më shumë shoqërinë, duhet ta shoh veten edhe me ata që nuk e votojnë dhe e kundërshtojnë, jo si një parti në konflikt me shoqërinë”, tha Çollaku.
E kur vjen puna te reformimi i Partisë Demokratike, Çollaku nuk mendon se ky proces duhet të prekë domosdoshmërisht lidershipin e Sali Berishës. Sipas tij, nëse duhet të bëjë një hap pas kryetari i PD, kjo i takon vetë atij: “Unë mendoj se të dyja qasjet janë jo realiste dhe jo të pjekura. Unë nuk e di se çdo të bëjë Berisha me nenin e statutit që e shkruajti vetë në një moment konflikti. Ai është një nen i thatë, që unë nuk e di si do ta zgjidhë. Unë mendoj se pesha e tij politike është më e madhe se një nen në statut. Unë mendoj se ai do ta zgjidhë vetë këtë ngërç”.
Pohon se mbështet edhe idenë e kolegut të tij Ferdinand Xhaferri për një “Foltore 2”, por shton se reformimi i PD nuk duhet të bëhet si një proces kundër Berishës: “Unë mendoj që çdokush, edhe Berisha, por çdokush që ka kontribuar në PD që nga 90, duhet të krijojmë një Kuvend një foltore të madhe, se çfarë bëmë mirë, çfarë bëmë keq dhe si do ta shpëtojmë. Duke dhënë secili kontributin e vetë”.
Në shtator nuk do të ketë një karrige në Kuvend, por u sugjeron edhe kolegëve të tij të mos pranojnë të ulen krah mazhorancës.
“Në rast se është farsë, Parlamenti është monist, duhet të trajtuar si i tillë. Nuk dua të spekulohet me këtë gjë, nuk jam as për bojktot, as për djegie mandatesh por për bllokim mandatesh. Ka një procedurë, deputetët marrim mandatin, paraqiten pas 6 muajsh për të mbajtur mandatin, kështu shkojnë gati 8 herë në Kuvend për të treguar se është një parlament monist. Kjo dhe për faktin se numrat që ka opozita janë të papërfillshëm, pasi mazhoranca kontrollon të paktën 86 mandate”, tha Çollaku.
Mungesa e një mandati deputeti duket se nuk do ta largojë nga politika, pasi pohon se do të vijojë të jetë aktiv në PD por do t’i rikthehet dhe punës si pedagog.
Kete bordello nuk e reformojne dot ata we e sollen ne ket grade me servilizma e bythelepirje.
Kreshiku asht vone te ndroje rruge, nuk mund te distancohet nga Saliu pas kaq vitesh qe i ka lepire sumen. Ky Collaku asht nji mut burre i pasipe.
Ore koqe kandari ti sygjeron qe ato qe zgjodhem ti japim rrogen e 4viteve per 8 paraqitje ne pune.Bravo o ÇALLAK osi si ju tha RAMA çyryk.komentin ju lutem.
Mendimtret e medhenje Kreshnik Collaku
Mendimtret e medhenje Kreshnik Collaku
Lum Berisha për këta kriptokundërshtarë që ka, të cilët përherë i bëjnë lëshimin kryesor: të iki vetëm në qoftë se i do qejfi...
Çokulla:ke te drejt:vezen e Berishës nuk e ben asnje ne PD. Ai çdo dite del e flet si orator por cfar thote.Ai flet sikur eshte ne hënë dhe ne poshte tij nuk shikojmë dhe nuk dimë asgje.Ai çfar thote sot nuk e thote neser.Me duket kur flet ai sikur tregon endrrat qe shikon kur flet gjumë.PD po su largua SALI BERISHA nuk ka per te marre kurse pushtet
Çokulla:ke te drejt:vezen e Berishës nuk e ben asnje ne PD. Ai çdo dite del e flet si orator por cfar thote.Ai flet sikur eshte ne hënë dhe ne poshte tij nuk shikojmë dhe nuk dimë asgje.Ai çfar thote sot nuk e thote neser.Me duket kur flet ai sikur tregon endrrat qe shikon kur flet gjumë.PD po su largua SALI BERISHA nuk ka per te marre kurse pushtet
Çollaku koqe ka qenë gjithë jetën , po tani që është rritur ca në moshë , është bërë komplet bole . Ky kërkon reformimin e PD ose me Saliun , ose pa cenuar Saliun , po me të zgjedhur nga Saliu , pra me një Lulëzim të dytë . Ky është një reformim special , po duke bërë në vend numëro . Përvojë e përdorur edhe më parë nga Saliu , që e çoi PD-ne në gjëndjen ku është sot . Kësaj zgjidhje i thonë , ku ishe asgjëkundi , çfarë zgjidhe , as një gjë. Çollakut mbase i pëlqen kjo mënyrë reformimi , se falë saj mori dy mandate deputeti .
Nje mencuri e papare e Collakut. Mandatet nuk duhen dorezuar,por pjesemarje ne parlament jo. Te shkohet 1 here ne 6 muaj ,sa te mos digjen mandatet. Kjo shume bukur, o Collak. Po rrogen do ta mmarrin keta ,kur nuk shkojne ne parlament? Po te jete se marin rrigen , eshte mira te fillojne edhe ndonje pune te dyte, andej nga administrata.... Te merret vendim. Kur deputeti nuk paraqitet ne parlament, si ne seancat parlamentare dhe komisionet pa aresye,dhe pa venen nbe dieni Kryetaren e Kuvendit te mos paguhen..... Athere le te veprojne site doje opozita.
A do te shkruhet ne histori ndonje here se Partia Demokratike u themelua me 12 dhejtor 1990, por eshte rithemeluar duy here ? Cila date do perkujtohet, ajo qe u ndertua , apo ato qe u ndertuan pasi u shemben ,midis hekurave dhe zharrit?
Ndrrohet rregullorja, ai qe nuk paraqitet per 1 muaj pa arsye te pritet rroga dhe e perseriti 3 here ti zevendsohet mandati jane gati pas portes, ky nen done 84 vota