Raporti i DASH, grupi i Berishës: U vërtetuan akuzat tona! Të jemi të bashkuar, erdhi koha t’i shkurtojmë jetën kësaj qeverie

13 Prill 2022, 13:25Politika TEMA

Raporti i DASH, grupi i Berishës: U vërtetuan akuzat tona! Të

Grupi i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka dhe se raporti i DASH vërtetoi akuzat e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.

Noka shtoi se ka ardhur koha që të bëhen të gjithë bashkë për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar.

"Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës.  Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021.  Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës.  A ishin shqiptarët të lirë te zgjidhnin qeverinë që donin? 

Departamenti i Shtetit thote Jo!  Vullneti i shqiptarëve është deformuar nga një qeveri që bleu votat, që përdori buxhetin e shtetit dhe sistemin kriminal të patronazhimit, duke ekspozuar mbi 900 mijë qytetarë përballë presionit politik të partise në pushtet.  A është sistemi i drejtësisë i pavarur?  Raporti Departamentit Amerikan te shtetit  thotë Jo!  “Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti.  Shqiptarët e dinë se kush e ka fuqinë për t’i bërë presion drejtësisë. Ka një emër, që duhet të jetë në krye të listës si pengmarrës i drejtësisë së pavarur! Ky është Edi Rama. 

Një nga shfaqjet më brutale të këtij presioni, Edi Rama e dha gjatë kongresit të Partisë Socialiste, kur i tregoi SPAK-ut kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm.  Partia Demokratike ka votuar për një drejtësi që t’i japë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të qeverisë, por me Edi Ramën që kontrollon çdo pushtet, ky mision është i minuar.  A eshte kjo  qeveri e korruptuar?  Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit thote po.  Një qeveri e korruptuar në të gjitha degët e saj, siç pohon Departamenti i Shtetit, një kryeministër i korruptuar dhe presioni politik ndaj drejtësisë është një këmbanë alarmi për shqiptarët!  Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë, pavarësisht bindjeve politike, për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie që të drejtat e shqiptarëve i shet dhe i blen për karrigen personale të Edi Ramës", tha Noka.

5 Komente

  1. M
    Mul kafsha

    Me ty fitone ish PD haaaaaa na kenaqe o mul kafsha

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pd = dy gjysmagjela

      Keni 12 vjet qe thoni te njetat fjale por Edi Rama ju ka bere m... ne koke o loqja i Berishes

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        O Mul: kryetari i bandes se korrupsionit,manipulacionit,vjedhjeve,vrasjeve e pengues i stabilizimit e te qetesis ne Shqiperi eshte personi i shpallun "non grada" DASH e quhet Sali Berisha qe personifikon te gjitha te keqijat e nje sistemi shteteror e qe eshte kryetar i kesaj bande Pa largimin e Saliut nga politika e bashke me te edhe militantet e tij(kryesisht nenpunes kufitar,doganor,ish nenpunesit e larte te policis shtetit e organeve te drejtesis te dale nga plepat shumica e tyre tropojan te ardhur nga Tropoja ne Tirane e te "majmun"me pasuri te tundeshme e patundeshme) natyrisht mbi bazen e nje dokumentacioni serioz e te bazuar e patjeter burgosjen e tij, kurr nuk mendohet qe ti o Mul te kthehesh ne qeveri.Pikerisht DASH kerkon drejtesi te pavarur e te afte te vej para ligjit kushdoqofte ai duke pasur parasysh patjeter S.Berishen.Te shpallurit e tjere "non grada" nga departamenti i Thesarit shtetit jane me pak te njohur e te rezikshem e natyrisht me pak te rendesishem se kryetari i bandes tande o Mul.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Com Tirone Ke rruga e trenit

          Partia Came Ka qene alleate e PD-LSI.Humben ne 2013 dhe Qifja nuk u zgjodh.Pse ia veshni PS aleatin tuaj.I biri?kandidoi si socialist me PS.Derisa u zgjodh do te thote se Ka gezuar respekt.Jo domosdoshmerisht Ka blere vota.Ka Came ne tirane sa te duash,nje lagje e Tere,vec te tjeteve te perhapur.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taras Bulba

            Bravo cecene mbas Non Grata ,mbeshtetni dhe kete budallain Noka ,perpara per fitore te reja ,ka qene nge parulle ne kohen e komunistit Berishe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje