Raporti i OSBE "damkos" mediat si të kapura/ Zogaj: U shërbejnë pushtetit dhe opozitës! Bushati: I shërbejnë partisë që i jep lekë o Preç...

24 Tetor 2025, 08:40Politika TEMA
Raporti i OSBE "damkos" mediat si të kapura/ Zogaj: U

Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" lidhur me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR për mediat, të cilat cilësohen si të paguara nga pushteti. 

Zogaj deklaroi se mediat favorizojnë mazhorancën dhe opozitën në kurriz të partive të vogla, ndërkohë që Bushati e vuri theksin te kapja e mediave nga mazhoranca, e cila i paguan me para publike. 

Preç Zogaj: Mendoj se ky është paragraf i rëndë, që ngre shqetësim për pozicionin që ka media kundrejt qeverisë. Është një akuzë që u bëhet mediave kryesore, që janë vënë prej kohësh, në rolin e menteshave të qeverisë, por edhe më shumë se kaq, të kastës politike plurale, në pushtet dhe opozitë. Në fushatën elektorale, pozicioni i mediave, matet me atë që quhet respektimi i parimit të par-condition, kushteve të barabarta. Ne shohim që partitë e mëdha marrin pjesën e luanit. Pra media në tërësi nuk është se janë pozicionuar vetëm në favor të njerës. Pra janë media që vihen në shërbim të establishmentit. 

Andi Bushati: Të partisë në pushtet, jo të establishmentit Preç...

Preç Zogaj: Aty thotë partia në pushtet paguan, por kur ndahet koha, se jemi në fushatë, perceptimi del që janë të barabartë.

Andi Bushati: Nuk është çështje sasiore, ajo nuk duhet diskutuar fare.

Preç Zogaj: Ka patur edhe media që mbështesin vetëm një parti politike. Ka ndodhur në botë dhe nuk quhet shkelje. Ne që jemi demokraci e re përpiqemi… Te kondicionet paraprake, që ka lindur si produkt i një beteje të madhe, ne ta pohojmë këtë gjë, për minutazhin? 

Andi Bushati: Jo. Po të shohësh Agron Shehaj, ka marrë më shumë kohë se partitë e tjera të vogla. Ka intervista për jetën, ka dalë me gruan, me fëmijët e me rradhë. Në kohë, ai del i favorizuar, por Agron Shehajt, asnjë nga mediat që paguhen me paratë publike, kur denonconte ministren e shëndetësisë, nuk ia jepte njeri. Me minuta është në rregull, por me kontent nuk është në rregull. Prandaj ky thotë janë media të mëdha, i shërbejnë PS-së se i paguan dhe nuk fshihemi dot pas kohës së barabartë, sepse edhe kohën varet si e trajton. Edhe kjo ka qenë pjesë e debatit. Thonë ka Rama media, por edhe PD ka Syrin. Por raporti i OSBE thotë se Syri ka vetëm 1.7% të fondeve. Pra ta dime ku jetojmë.

Mentor Nazarko: Ai thotë për paratë e deklaruar. Pse vërtet beson se Syri përdor 1.7%?

Andi Bushati: Më pak. Po të fusësh tunelin e Llogarësë, hotelet dhe rrugët e Sandrit, del shumë më pak.

7 Komente

  1. M
    Munika

    Nga koha kur nje kufome non grata mbin ne ekrane mengjes e mbremje, kjo puna e medias eshte me se e qarte. Te dhjefsha mu ne media ku llapin klyshe si Bushati, Papa e nje lukuni adhespotesh.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Po or klyahi I shoqes Vito, por kufoma non grata po jep miljona per lobistet amerikane e jo me ca therrime si qime bythe, per te mbajtur shpirtin ju felliqesirat e tij.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen Dymi

        Shyqyr qe hape komente per Precin o Tema. Po Preci si spiun me grade kolonel zotron platformen e Ramiz Alise te 1990. Dalja e Spiunit Prec jep pjese nga kjo platforme....! Po per spiunin moter qirin Eduad Zaloshnja...pse nuk hap vend per komente..!!!!????

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          Shyqyr qe hape komente per Precin o Tema. Po Preci si spiun me grade kolonel zotron platformen e Ramiz Alise te 1990. Dalja e Spiunit Prec jep pjese nga kjo platforme....! Po per spiunin moter qirin Eduad Zaloshnja...pse nuk hap vend per komente..!!!!????

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cen Dymi

            Shyqyr qe hape komente per Precin o Tema. Po Preci si spiun me grade kolonel zotron platformen e Ramiz Alise te 1990. Dalja e Spiunit Prec jep pjese nga kjo platforme....! Po per spiunin moter qirin Eduad Zaloshnja...pse nuk hap vend per komente..!!!!????

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teatri mediatik me pagesë

              Ishte e fortë me Bushatin. Kur e pyetën a ka faj Saliu për humbjen dhe që svjen opozita në pushtet me të pra ai duhet të ikë, e drodhi muhabetin me sofizma, dhe thoshte që Rama po vjedh tani ju thoni e ka fajin Saliu. Që aty e dallon që është propagandist i paguar i sofistikuar i Berishës. Thoshte edhe që Saliu ka vetëm Syrin (Zeni) TV, kurse Rama të gjitha, pra Topin dhe Klanin. (Ndërkohë që te Topi ka Gridën dhe Jul Dedën, kurse Klinit dikur i ka dhënë reklama qeveritare). E para që Saliu e ka pronë Syrin kurse Rama ska. E dyta, propagandë për Bwrishën bën edhe Ora TV, New24, Fax news. Mafje Saliu u alarmua atëherë kur ABC do e merrte një oligark kosovar dhe e kërcënoi publikisht se mos bënte prooagandë për Ramën. Ç'punë kishte Saliu me median se ç'do bënte?! Pra qartësisht, duke qënë pa alternatibë dhe i konsumuar politikisht, shpresa e fundit (si komunist që është) i ka mbetur ptopaganda, shpëlarja e trurit të popullit. Me propagandë fhr gënjeshtra nuk fitohet kundër qeverisë apo shtetit. Ç'rëndlsi ka kjo, rëndlsi ka që ai të jetë kryetar i përjetëshëm i PD, nga humbja në humbje.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Propaganda dhe realiteti

                Bëri mirë Fahriu që i futi një pordhë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje