Reforma territoriale, Alibeaj për deklaratën e Ballës: Provokim, s’mund të flasësh pa përfunduar punën komisioni

13 Shtator 2022, 16:00Politika TEMA

Reforma territoriale, Alibeaj për deklaratën e Ballës: Provokim,

Kryetari i Grupi Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si provokim deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë hartës aktuale territoriale.

Për Alibeajn, PS kërkon sërish që të fitojë zgjedhjet në tavolinë, ndërsa shton se nuk mund të flasin pa përfunduar komisioni.

'Kjo çështje meriton trajtim. Deklarata e Ballës politkisht e papërgjegjshme dhe provokim. Nuk mund të flasësh pa përfunduar komisioni. Jemi nisur të bëjmë një Reformë Territoriale që të adresojë të gjitha problematikat e reformës aktuale. Prej kaq kohësh është një kërkesë jo vetëm e jona, por e të gjithë qytetarëve.

Pasi kanë kërkuar një ridimensionim të Reformës Territoriale. Pushteti vendor u kthye në depozitë për militantët. Kërkon që edhe zgjedhjet e 2023 që t’i fitojë sërish në tavolinë.

Kjo na vendos ne deputetëve të PD-së për ta çuar deri në fund. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD-së, pas asnjë lloj dallimi, pasi na është kërkuar ne. E përsëris thirrjen për të shkuar dhe mbështetur nevojën dhe interesin e shqiptarëve.’- tha Alibeaj.

5 Komente

  1. S
    Sam

    Shume mire e ka Zoti Enkelejd! Nuk mund te flitet pa perfunduar. Ky eshte proces. Njelloj si per zgjedhjen e Presidentit pak muaj me pare. Rama nuk i beri gje Enkelejdit, thjesht i futi pak vetem koken…. Dhe pastaj u arit ne produktin Barom. Edhe kete here e njejta gje. Mos u tremb zoti Enkelejd. Thjesht vazhdo perpara se ato muhabetet e lekeve i mbyll Agroni. Pa merak.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fieraku

      Ik or rrok kari mos u merr me politike,po shko se ka ndeshje sot, fut ndonje lloto me ate bythshkerdhyerin e Ballshit e fito ndonje koqe leku

      Përgjigjjuni
      1. s
        sadriu

        Shume e preokupuar kjo fytyre e qelbet .Imagjinoni per nje çast te mbetet Shqiperia ne doren e ketyre fytyre zinjeve! Eshte per tu çuditur se vetem ambasada "mike" i ofron per interesa te saj siç veproi per 28 vite me kryekriminelin e Shqiperise poliagjentin Sali Beri.

        Përgjigjjuni
        1. k
          ky eshte thjeshte nji idiot i mjere

          nuk eshte per Politike ky fshatari dhjer . nuk dijne se si te flasin e duken Politikan dhe bejne thjeshte zhurme medieve .Kjo nuk mundet te jet Opozite por OpoDhite !

          Përgjigjjuni
          1. G
            GEZUAR BAFTJAR

            Nipi i Isa Toskes nuk ka si te jete me i mire. KRIMINEL I LINDUR!!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje