Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri: Këta edhe duan të jenë pjesë, edhe nuk e kishin sjellë Bylykbashin

19 Janar 2024, 11:24Politika TEMA
Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri: Këta edhe duan të jenë

Mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore u bllokua nga grupimi Berisha-Bardhi. Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri është larguar nga mbledhja, pas pushtimit që deputetët e Rithemelimit i bënë sallës, ku pritej të mbahej kjo mbledhje.

Gjiknuri teksa doli nga salla tha se edhe pse duan të jenë pjesë e reformës, Oerd Bylykbashi me të cilin Rithemelimi dhe grupi i Bardhit kërkon të zëvendësojë Alibeajn, nuk ka shkuar në mbledhje.

Duke iu referuar bllokimit të mbledhjes, Gjiknuri tha se as Alibeaj nuk ishte lejuar të ishte i pranishëm në sallë, ndërsa theksoi se do gjendet mënyra që Reforma Zgjedhore të ecë përpara.

“Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë, edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. 

Kriza e opozitës nuk do bllokojë reformën. Cdo gjë do njoftohet në kohën e duhur, reforma do ecë përpara” u shpreh Gjiknuri.

2 Komente

  1. S
    Shkembi

    Ata nuk duan te hene pjese, duan te jene e tera, pa votato tona, ndaj mos u merrni me keta bythq…

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Po per te ardhur duhet vendim i parlamentit more k.r. Dhe i thua vehtes edhe jurist leshi. Jeni mesuar ta trajtoni perlamentin si leter higjenike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje