REPLIKAT/ “Amanet mushkat, Neritan”, Rama përplaset me gazetarët: Të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash...

9 Maj 2023, 09:03Politika TEMA

REPLIKAT/ “Amanet mushkat, Neritan”, Rama përplaset me

Analisti Neritan Sejamini debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me kryeministrin Rama për ndërtimet në Tiranë, duke zaptuar sheshet dhe lulishtet në qendër, siç është rasti i qendrës “Toptani”. Rama u përgjigj se gjithçka është bërë sipas planit francez për qendrën e Tiranës, ndërsa analisti replikoi se nuk mund të vendosin francezët për lulishtet që të kthehen në truall ndërtimi.

Sejamini: Sa centimetër katrorë gjelbërim i është shtuar Tiranës?

Rama: Për këtë duhet të pyesësh kryetarin e bashkisë se unë nuk mas centimetrat katrorë të Tiranës.

Sejamini: Ju sa centimetra katrorë i shtuat Tiranës?

Rama: Unë nuk kam mbjellë 1 milion pemë në Tiranë, kam qenë larg këtij rekordi, por të tëra pemët që shikon ti sot në rrugët kryesore të Tiranës, përjashto rrepet që janë sa gjysma e tavolinës së Yllit, që janë të Shallvaret, te Radiotelevizioni, i kam mbjellë unë.

Sejamini: Punë e lëvdueshme. Por unë dua të them lulishte që kanë qenë lulishte dhe janë bërë pallat.

Rama: Në kohën time jo.

Sejamini: Po, po.

Rama: Po më jep një fakt.

Sejamini: “Toptani Center” që ka qenë lulishte dhe është bërë qendër tregtare.

Rama: Ti zotëri mos më fol për cepa me bar në zonën e qendrës ku ka patur plan për të ndërtuar.

Sejamini: Kush e ka bërë planin?

Rama: Francezët, arkitektët francezë që fituan konkursin ndërkombëtar.

Sejamini: Francezët? Ne jetojmë në Shqipëri, unë nuk e di që francezët marrin vendime që lulishtet të kthehen në tokë ndërtimi, e merr pushteti lokal, qeveria shqiptare, nuk mendoj se vijnë francezët.

Rama: Amanet mushkat, Neritan. Amanet mushkat.

Sejamini: Pse do ta kthesh me mushkat? Unë jam i shqetësuar për këto që flas.

Rama: Sepse është ofenduese për publikun që t’i shiten këto lloj dokrrash.

Sejamini: Janë fakte.

Rama: Japonezët bëjnë gjëra në Paris, jo në periferi, por ja që vijnë japonezët dhe vendosin që në oborrin e Luvrit do të hapet një gropë e madhe dhe do të bëhet një piramidë. Çohen të gjithë francezët dhe thonë “jo” dhe presidenti i Francës thotë “po” dhe bëhet piramida dhe sot të gjithë francezët janë krenarë për këtë dhe ky është një nga 1100 shembujt që mund të të jap se si një qytet dhe një vend i qytetëruar, se qytetërimin postdemokratik e sollëm ne në Tiranë dhe në Shqipërisë, pas barbarisë së madhe.

Rama ka debatuar dhe me analistin Enton Abilekaj lidhur me artistët që mbështetën në fushatë Erion Veliajn, ndërkohë që shumë prej tyre ishin paguar nga Bashkia e Tiranës për koncerte dhe aktivitete të ndryshme. 

Rama e quajti një praktikë normale, që ndodh në të gjithë vendet e botës, ndërkohë që u "përplas" me analistin, i cili e konsideroi një fushatë propagande nga Erion Veliaj që po shfrytëzon fondet publike për interesat e tij elektorale. 

Edi Rama: Shumë më pak se në çdo kryeqytet të botësn edhe Bashkia e Tiranës jep fonde për të bërë një koncert. Ky që e bën këtë koncert, është këngëtar dhe mbush sheshin me të gjithë rininë. Pse nuk i meriton? Si në të gjithë planetin. Unë lexoj letrat dhe dokumentat që media ose nuk i lexon, ose i lexon përgjysëm. Kjo është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash... Këngëtari vjen, paguhet nga Bashkia, vjen dhe mbjell një pemë. Ky është korrupsion? Meqë dha lekët bashkia, ku të mos mbjellë pemë?

Enton Abilekaj: Bëjnë edhe fushatën e kryetarit të Bashkisë. Pse sponsorizon këto dhe jo një festival të muzikës së lehtë? Janë taksat tona që i bën rrushë e kumbulla.

Edi Rama: Mos ta banalizojmë. Unë flas në parim. Pse nuk e shihni ndryshe, duke thirrur Noizyn për të mbjellë pemë, sensibilizohen lidhur me mjedisin.

Enton Abilekaj: Këto janë dhënë për kulturën, apo për PR?

Edi Rama: Më fal, a nuk ju vjen zor juve që e keni nxjerrë këtu dhe në këtë bisedë, fusni dy njerëz që janë krenari kombëtare (Rita Ora, Ermal Meta)? Pse nuk e mendoni ju për një sekondë të vetme që Ermal Meta e bën këtë gjë sepse e beson? Ata besojnë se lali Eri është personi që duhet mbështetur. Është e shëmtuar, është e ulët.

Enton Abilekaj: Pse po flet Rita Ora për Bashkinë e Tiranës? Ajo nuk ka folur më parë. Nëse është e angazhuar si këngëtare, mund të kishte folur. Pse angazhohet sot?

Edi Rama: Rita Ora ka financuar pas tërmetit. Dua Lipa ka financuar pas tërmetit.

Enton Abilekaj: Me paratë tona publike bëhet ky PR. Kjo ka të bëjë me parimin e rekrutimit. Është rekrutim i pastër.

Edi Rama: Pse nuk e mendon ti, që këta njerëz e duan dhe besojnë këtë njeri?

Enton Abilekaj: Ku kanë qenë deri tani?

Edi Rama: Ata nuk janë analistë. Për çfarë të flisnin këta?

23 Komente

  1. O
    On

    Ne fakt Veliajt I bien ne qafe kot...kullat I ka dhene KKRT qe e drejton ky....mire qe I ka dhene por as nje m2 gjelberim nuk kane perreth. Nderkohe meqe kam lindur e rritur ne Tr di qe parqet e Tiranes qe ka pasur cfo lagje jane prishur ne vitet 2000 - 2011 kur ky ishte kryetar....po kundershtoi njeri I rreshtoj nja 60... Per mua Veliaj nuk ka faj por nuk thote gje...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Ti je nga ata tironsit qe haje qofte perballe Dajtit ke kjoskat e katunarve, e dilje bojen shurren ke parku... se ai ishte parku... Loqe! Duhet t'ju kishte lone ashtu... Kandahar,breshka ne ferre.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Të krahasosh halen shqiptare me Parisin apo Londrën , është gjëja më idiote dhe ofenduese për ato qendra kulture. Tirana shërben vetëm për të pastruar paratë krimi dhe korrupsioni.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tarasa

          Ti qe ke vene K çoje deri ne fund K se je tamam ( Car )

          Përgjigjjuni
        2. T
          TURI TE MBULOFTE!

          E ndoqa me vemendje intervisten e Rames dhe mbeta pa fryme nga arroganca,fjalori fyes qe perdori ky palo kryeminister nga gazetareve! Rama eshte nje kryeministert qe MOS E PASTE AS HASMI,se edhe BABA po ta kisha,do t'a PERZIJA NGA SHTEPIJA! Ky njeri nuk ka as edukate,as respekt e as TURP,kur e degjojne miliona shqiptare ne te gjithe boten! Ky eshte FATKEQESIA e Shqiperise!

          Përgjigjjuni
        3. L
          LISI

          SA TE KETE TEPSINE KETE NUK E MUND NJERI DOT ME LLAFE KETE VETEM LIGJI E DETYRON TA BEJ NE BREKE PRISNI E DO TA SHIHNI SA BURRACAKERI KA.....

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexues

            Hahaha Lisi i mbushur me krrimba,do te hane o mavri se lekuren te kane xhveshur

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bubuzhel Berati

            E ndoqa nepermjet YouTube emisionin me ka bere pershtypje niveli ulet i ketij ti themi analist politike besoje qe ky njeri ka probleme psiqike e theme sinqerishte ( pas arrière pensée.) pasi nuk i perkase asnje force politike Emision kazan pa balance me njerez te pa edukuar as Rama nuk tregoje klasin kuptohet vinte nga nje dite e lodhur fushate elektorale dhe direkt ne emisione . Kamerat me poshte nivelit amateur émission fshati

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ehaaa

              Bubuzhel, ky analisti ja beri bubuzhel nervat edverit. Me shifra dhe ftohtesi. Pa tallava e turbopolitike, sic i pelqen edverit, kur nuk ka nga ja mban.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Damir Fazlici prej Londre

                Perjashto ndofta pak Neritanin qe e njoh dhe ka ca ndershmeri,ai Abilekaj eshte loqe dhe bythelepires.Ben vetem zhurme,ska logjike,ska fjalor,ska intiligjence,ska vijemisi logjike,perserit gjera te sterthena pa vlere,eshte i varur,eshte i pandershem. Ky eshte loqe Abileka

                Përgjigjjuni
            2. S
              Sasha

              Ieoh Ming Pei, arkitekti i Piramdes se Muzeut Louvre ishte kinezo amerikan, jo japonez

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Une e di qe Qendra Tregetare Toptani eshte dhene para 2013. Atehere kur e kishte shume afer seline e PD-se. Madje duan e thone se akoma eshte pa letra, pra rrumpalle si ne kohen e zaptimit me kjoska tere Tirana e deri duke rrethuar dhe instuticionet qendrore si Bangen e Shqiperise, Muzeun Kombetar, Galerine e Arteve... Kujtoni o gazetar e analista ate kohe. Se nuk flasim per 1938, por perpara 10 vjetesh. Vetem karroca me kuaj, peme te prera, qytete erresire, rruge me gropa...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Po ca gazetari eshte ky Neritani.I kane vene emrin gazetar vetes per tu fshehir mbas fjales se lire gjasme. Kurse ky i bori Niqit e ka pasur te jatin drejto ne kohen e xhaxhit.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    eksperti

                    O Shqipo, mos e nenvlerso te birin e Niqit,pasi eshte kampion ne topelepirjen e Ilir Floririt

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shume e vertete

                      Bie dakort

                      Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nemesis

                    Rama di te flase me bukur se te gjithe burrat e shtetit shqiptar, ia kalojne vetem tipa si Noli apo Konica qe ishin tjeter nivel mendor dhe shkencor. Gjithsesi ka njezet vjet pushtet, dha gjithcka mund te jepte. Disa i beri mire, disa keq, disa mund t'i bente me mire. Tani i ka ardhur koha te leshoje pushtetin, ta leshoje gradualisht se ka kohe deri ne 2025 por duhet ta leshoje. Pastaj e shoh bukur si perfaqesues te Shqiperise ne diplomaci. Shqiptaret i lodhe. Tani eshte rradha e te tjereve.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      popull

                      o nemefiso, po kujt tja leshoje ,keta te gjithe jane bythelepiress te Sali Spiunit dhe Ilir Floririt

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        On

                        Besoj dhe une per te miten e tij ta leshoje...uji eshte qelbur keq...fakti qe nuk firmos me vkm tregon qe ka frike...

                        Përgjigjjuni
                    2. N
                      Na myten

                      Popullit te tallavese mund t'ia tregoje Timonieri perrallat me Piramida Luvri se helbete kane investuar shume keto 30 vjet ne injorancen e miletit, por e verteta eshte se parizienet kishin te drejte qe e kritikuan. U shit si piramide xhami transparente por ne realitet nuk doli ashtu. E vetmja gje qe ka rregulluar ne menyre perfekte eshte aksesi per ne muzeum, piramida poshte.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        HANI PINI DHE SHIHNI

                        MOS U LODHNI HIÇ , EDVIN RAMA S'O VEÇ NJE PSIKOPAT MANJAKAL, NARCIST, I ÇORODITUN PSIQIKISHT NGA SASITE E PAFUND E DROGES QE MERR. NJE PSIKOPAT ME I RREZIKSHEM SE SAL BERISHA. TEK NE SKA MJEK PSIQATER QE TA SHPALLIN TE TILLE, NUK KANE BITH, EDHE PSE SHUME PREJ TYRE NE AMBIENTE KONFIDENCIALE E POHOJNE SE HO PACIENT. TE MENDOJME ME MIRE NJE RRUGE SI TA QERROJME SE ME VOTA AI NUK HJEKET. CA I MERR NGA TE TIJTE QPERFITOJNE, SHUMICEN E BLEN DHE MANIPULON, DREJTSI SKA ALA KSHU QI NUK MBETET RRUGE TJETER VEÇSE ME SHKUL NGA ZYRA ME GJITHE KARRIGE. KJO GJO ZBONET SE DO TRIMNI KESHU QE RINI HANI PINI DHE SHIHNI ÇBO PSIKOPATI EDVIN KRISTO RAMA QI HO TURPI YNE. ME VJE KEQ PER GAZETARET QE E DUROJNE KUR I FYN DHE NUK JA PERVESHIN ME LAPER.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Samiu

                          Ia ke fut vetes Hani... Su lodhe duke ia lepire bolet Ilirit dhe me shume Sali Karit

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          SPAK

                          Kush nuk e di dhe pare qe Tirana filloi te ndryshoje per mire me Ramen,stopoi me Lulbraven,sali,mori pamje kryeqyteti me Veliajn eshte ose qorr ose demokrat berishian!

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Idioti

                            Jepi rama jepi sa te keshe perballe mullinj ere si sejamini,abileka,etj don do jesh

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje