REPLIKAT/ Ish-zv.ministri Rrjepaj i drejtohet Vokshit: Më keni hedhur në gropë me gënjeshtra, por unë do dal i parfumosur

20 Shtator 2024, 14:22Politika TEMA
REPLIKAT/ Ish-zv.ministri Rrjepaj i drejtohet Vokshit: Më keni hedhur

Seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësisë është shoqëruar me debate.

Në një moment, Albana Vokshi tha se “zotëria është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK”. Kjo deklaratë e ka acaruar ish zv ministrin, i cili me tone të larta tha se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës.


Ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur.

“Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje”, iu drejtua ai Albana Vokshit.

Pjesë nga debati:

Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK

Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua

Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…

Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg  dhe të gjithë atë që janë në arrest

Unë jam i paradënuar me burg,  jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu.; Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë

Vokshi: Si hirushja

Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.

Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj

Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.

Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu. Ju jeni këtu sepse ju ka ftuar komisioni për çështjet administrative.

2 Komente

  1. N
    Nuk ja deshiroj ktyre te PD te ndjekin Gertin

    Por do ishte vertet nji nder Kontributet me te Cmuara qe kjo Bande Shkerdhatash te peshtire ,mundet t'i japin Shqiperise . Pra , mblidhuni te gjithe i jeni PD me ju hudh mrena konklavaves se Kurum . Te jeni te bindur se, do ju bejme Heronj e Mediet nuk do ndalojne se ju lavderuar per disa jave Bejeni qe Haleja Politike Shqiptare te pastrohet njiher e mire . Thank You

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata

      Sy Gerdalla dhe lavirja e Sali NonGrates kryetare e Grave Demokrate , vete Gru pa burre, nje nga 3 motrat lavire Vokshi pjestare te Familjes se Ssli Kermes. Ik moj gerdalla Vokshi se je turpi i Globit..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje