REPLIKAT/ "Mos bëj grifshën aty ku je", Felaj përplaset me Tabakun: Ju mungon etika dhe nuk ua jap dot unë

15 Shtator 2022, 17:45Politika TEMA

REPLIKAT/ "Mos bëj grifshën aty ku je", Felaj përplaset

Seanca plenare është ndërprerë pas një përplasje mes drejtueses së seancës Ermonela Felaj dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Tabaku akuzoi Felajn se ajo po uzurpon fjalën e lirë.

REPLIKAT:

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Aq e gjykoi të përshtatshme për të shfrytëzuar replikën. Ju nuk mund ta merrni kohën.


Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS.


Felaj: Faleminderit por nuk jeni në kushtet për t'i tërhequr dikujt vëmendjen. Dakord por kur të mësohet t'u drejtohesh me edukatë kolegëve, edhe mund ta marrësh fjalën. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk bën grifshën aty ku je.


Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre...


Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën.


Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.

2 Komente

  1. V
    Vera

    Jo kaq po me shume meriton ti Tabaku

    1. F
      Fierakja

      kjo tabaku duket qarte qe aspiron per k/ministre... avash avash moj zonje, nese je ne treshen pperfaqesuese te partise demokratie mos na bej te nenkuptojme se je e perzgjedhur per kreun e qeverise ne vitin e shen qyqes....

      Lini një Përgjigje