"Reuters": Shqipëria me një ministër robot

12 Shtator 2025, 10:00Politika TEMA
"Reuters": Shqipëria me një ministër robot

“Një ministër i ri në Shqipëri i ngarkuar me prokurimet publike do të jetë i paprekshëm nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për të fituar favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një robot i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale” – shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Në shkrim thuhet se kryeministri Edi Rama, i cili është gati të fillojë mandatin e tij të katërt, tha se Diella, që do të thotë “diell” në shqip, do të menaxhojë dhe japë të gjitha tenderët publikë në të cilët qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.

“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”, – citohet Rama nga prezantimi i kabinetit të tij të ri. Ajo do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”.

Reuters shkruan se dhënia e kontratave të tilla ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët thonë se është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën, dhe ku korrupsioni ka arritur në korridoret e pushtetit.

“Ky imazh e ka komplikuar pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të cilin Rama dëshiron ta arrijë deri në vitin 2030, por që analistët politikë e thonë se është ambicioz. Qeveria nuk dha detaje se çfarë mbikëqyrjeje njerëzore mund të ketë për Diellën, ose nuk trajtoi rreziqet që dikush mund të manipulojë robotin e inteligjencës artificiale”– shkruan Reuters.

Diella fillimisht u lançua në fillim të këtij viti si një asistente virtuale e mundësuar nga inteligjenca artificiale në platformën e-Albania, duke ndihmuar qytetarët dhe bizneset të marrin dokumente shtetërore. E veshur me veshje tradicionale shqiptare, ajo ofron ndihmë përmes komandave zanore dhe lëshon dokumente me pulla elektronike, duke zvogëluar vonesat burokratike.

Jo të gjithë janë të bindur. Një përdorues i Facebook-ut tha: “Edhe Diella do të korruptohet në Shqipëri.” Një tjetër shkroi: “Vjedhja do të vazhdojë dhe faji do t’i kalojë Diellës.” Parlamenti i ri, i zgjedhur në maj, është planifikuar të mblidhet të premten, megjithëse mbetet e paqartë nëse qeveria do të votohet në të njëjtën ditë, shkruan Reuters. 

4 Komente

  1. v
    vaj medet per kete vend

    perendimi qesh me thagmat e keti truthari kryenec qe kemi per kryeminister. Ca merren mete e shumica e qeshin prapa kraheve me brrockullat qe nxjer nga goja

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per Vaj medet

      tallen me vampirin tend 81 vjeç

      Përgjigjjuni
    2. .
      .....

      O "V" apo vërë, ju dhe sh e tu jetojne jashte tokes, por hani mbi toke? S'keni te drejte te merrni pjese ne asnje diskutim, ketu mund te sorollatesh sa te duash se ngelesh aq qesharak me dijet e tua sa s'vlen as per uturak per te bere shurren.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bummm.bumbum

        Idiotsira pa fund. Po kush ja jep të dhënat Diellës? Dhe doni të futeni në Evrop me fantazira.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje