“Rikthim menjëherë në normalitet në Kuvend”, Bardhi pas miratimit të dy komisioneve hetimore: U zgjidhën tre shqetësimet e opozitës

15 Mars 2024, 16:40Politika TEMA
“Rikthim menjëherë në normalitet në Kuvend”,

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve tha se është arritur dakordësia për ngritjen e dy komisioneve hetimore, TIMS dhe PPP në Shëndetësi, si edhe ngritja e një grupi pune mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

"Është rënë dakord miratimi i komisioneve hetimore për PPP në shëndetësi, të ngrohet kom hetimor lidhur me TIMS, është ngarkuar komisioni i ligjeve për formimin e një mekanizmi konsensual mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon ligjeve me shumicë të cilësuar. Për grupin e PD normalzimi i marrëdhënieve në Kuvend ka qenë një kërkesë e vijueshme", tha Bardhi.

Kjo dakordësi do t’i japë fund kaosit në Kuvend, ku Bardhi hodhi poshtë akuzat se kanë bllokuar punën për arsye të tjera.

“Siç kemi premtuar publikisht, edhe pse jemi akuzuar që aksioni i deputetëve kishte motive të tjera nga ato që ishin shpallur, edhe sot ne provuam se ai zotim publik që kishim bërë që me zgjidhjen e shqetësimeve të paraqitura nga opozita ne rikthehemi në normalitet. Sot po provojmë që kemi bërë atë që kemi thënë gjatë këtyre muajve.

Ka një dakordësi për të kthyer normalitetin në veprimtarinë  e kuvendit, përmes zgjedhjes së tre shqetësimeve të opozitës. Mbledhjet e Komisioneve janë të hapura, transparenca është kush kryesor”, tha Bardhi.

Ende nuk ka emra se kush do jetë bashkëkryetar nga opozita në këto dy komisione. Bardhi tha se kjo do vendoset në mbledhjen e grupit të Rithemelimit.

“Do shkoj me propozime konkrete në grup, është grupi i PD që vendos se kush janë përfaqësuesit e vet”, tha Bardhi.

2 Komente

  1. S
    Shqiperia behet pa keta kriminele !

    Ky popull nuk ka per te mbushur mendje asnjejhere ! shikoni se kush i perfaqeson partine demokratike ! bishtrat e kavallit te krimieleve te se kaluar qe nga 90... Me gezim shkoje ne pune kure populli ankohet ! se keta pacavureve ju japin votat....por shyqyr Zoti shumica eshte kundra....se do tju viej flaka shqiperise perseri me keta po te ishin ne Qeveri....dhe kush do ta pesonte...perseri populli..... do kenaqeshin vetem nje pakice...sic ka ndpdhur ketu e 33 vite...si nuk lejojne keta pacavure shqiperine te eci perpara ku miresite ti perfitoje secili Qytetare....!

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje