Përfundon konferenca e kryetarëve, arrihet marrëveshja për ngritjen e dy komisioneve hetimore

15 Mars 2024, 16:15Politika TEMA
Përfundon konferenca e kryetarëve, arrihet marrëveshja për

Partia Socialiste dhe Rithemelimi kanë arritur dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, si edhe PPP-të në Shëndetësi.

Palët u ulën sot në tryezën e Konferencës së Kryetarëve ku i vendosën vulën negociatave, që pritet t’i japin fund edhe kaosit prej 5 muajsh në Kuvend.

Dy komisionet do përbëhen nga 15 anëtarë, 6 nga grupi i PD dhe 8 nga grupi i PS, ndërsa afati i tyre të jetë për një periudhë kohore 4 mujore.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje