Kush fitoi nga negociatat PS- Rithemelim? Ja si përgjigjet Kadilli

15 Mars 2024, 09:34Politika TEMA
Kush fitoi nga negociatat PS- Rithemelim? Ja si përgjigjet Kadilli

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se nga “pakti” PS-Rithemelim nuk ka asnjë fitore.

Kadilli tha  në një intervistë për Euronews Albania se opozita do kishte fitore nëse do kishte ndryshime në komisionin zgjedhor.

Ai ka komentuar edhe Lulzim Bashën dhe deputetët të cilët e përkrahin atë duke thënë se ata janë të vendosur të mos bëjnë asgjë, por të presin “t’u bjerë fitorja nga qielli”.

“Nuk ka ndodhur ndonjë fitore sepse zoti Gazment Bardhi ka qenë përfaqësues në tryezë gjithmonë, e vetmja fitore do jetë nëse ndryshon diçka në komisionin zgjedhor, por dhe atje nuk ka një komision.

Sa i përket Bashës ai ka zgjedhur me vetëdije, madje edhe ata që e mbështesin e mbështesin me vetëdije se nuk do të bëjnë asgjë, do presin t’u bjerë nga qielli”,-tha Kadilli.

 

Lini një Përgjigje