Sot 16 vite nga masakra e Gërdecit, Braçe publikon videon e shpërthimit: Krimi më i përbindshëm i korrupsionit politik! Gjykata po mbron babë e bir

15 Mars 2024, 09:03Politika TEMA
Sot 16 vite nga masakra e Gërdecit, Braçe publikon videon e

Sot, shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Mëngjesin e kësaj të premte, e cila shënon dhe 16 vjetorin nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, deputeti socialist, Erion Braçe, ka postuar pamjet e frikshme të shpërthimit, teksa u ka bërë thirrje drejtësisë që të hetojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aso kohe ishte në krye të qeverisë si dhe djalin e tij Shkëlzen Berishën.

Braçe i ka bërë thirrje të gjithë personave të përfshirë në proces të “bëhen burra” dhe të bëjnë detyrën e tyre. Deputeti socialist i kërkon gjeneralit Luan Hoxha që të dëshmojë edhe pse letrat ja bëjnë ‘mu’ për përfshirjen kriminale të udhëheqësve politikë.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Kështu u poqën të gjallë, 26 burra, djem, gra-femije në bark të tyre, vajza, në 15 mars 2008-si sot, në Gërdec!

Mendojeni veten aty, vëreni veten aty, punëtore krahu për një rroge qesharake;

Mendojeni veten aty, pa asnjë mase sigurimi e pa asnjë mundësi per te shpëtuar;

Mendojeni veten aty, pa asnjë mundësi për te dhënë shpirt si çdokush ne fund te jetës-as kaq nuk patën;

Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqën mundësinë te vinte ne jete;

Nje pjese ju morren jetën, ate fëmije as e lane te vinte ne jete! E kuptojne ata gjykates qe prej muajsh bejne sikur gjykojne ne ate gjykate ku po tallet trapi, SE CFARE KRIMI I PERBINDSHEM ESHTE KRYER NE GERDEC!

Ne ane tjeter, a e kuptojne se te gjithe e dine se cishte Gerdeci, i kujt ishte Gerdeci si biznes, perfitim ekonomik, proces nga ato qe hajdutet politike e femijet e tyre “bojn pare, lek lek lek”?!

A e kuptojne gjyqtaret se nuk po shpetojne BABIN-perfshire ne kete KRIM shuuuuuume me te teper SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-perfshire ne kete KRIM hapur e shume me teper se mashtrimi i Departamentit te Mbrojtjes, ne marrjen pa pike brejtje ndergjegjeje te jetes se NJEREZVE TE SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORE?

Po GJENERALI HOXHA qe po FSHIHET-edhe pse i sigurt, a e kupton se e ka detyrim ndaj atyre njerezve qe si lane as te jepnin shpirt, TE DESHMOJE edhe pse LETRAT JA BEJNE MU PER PERFSHIRJE KRIMINALE TE UDHEHEQESVE POLITIKE, madje shtypur edhe pushtetin ushtarak aty?!

Bëhuni burra e dëshmoni! Bëhuni burra e verini emrat qe ishin krimit! Behuni burra e gjykoni, ndeshkoni krimin me masiv e me te perbindshem ne demokraci prej korrupsionit!

NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJTE!

6 Komente

  1. R
    Rabid Left

    Palacoja e sistemit komunist luan budallane, lol = Te fala Kalec dega

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi

      Sic u poqen te gjalle babe dhe bir tek biznesi i kolegut tend, deputetit te Lushnjes Bujar Çela, ne oren 15 te dites! Kujton se harrojme ne o kone, o bastard kombinati, o gojehale!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te gjithe nje fytyre keni

        Kujt ia hedh keto lote krokodili me keto postime te peshtira?! A na merr per injorante, apo qe harrojme shpejt?! Jeni qe te dyja palet qe keni tallur trapin me gjakun e viktimave te Gerdecit! A vertete kujton se eshte harruar nga te gjithe shqiptaret qe ishte Ministria e Mbrojtjes e qeverise Socialiste, me perfaqesues Petro Kocin qe kundershtonte demshperblimin ne gjyq per viktimat, duke i mbajtur ison alibise se Berishes, duke e quajtur aksident teknologjik Gerdecin?! Behu burre Erion Brace dhe thuaje te verteten sic eshte: qe s’ju ka interesuar kurre ti coni para drejtesise shkaktaret e Gerdecit, por keni luajtur me kete tragjedi vetem per perfitime politike, sic po ben ti tani!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Braho

          z. BRAÇE… JU JENI E NJEJTA ÇORBE E PRISHUR , NGA KAZANI I NDYRE POLITIK, I KETYRE 30 E CA VJETEVE…. PO TE NJEJTAT FYTYRA, POR TE FRYRE SI SHUSHUNJAT NGA GJAKU I KETIJ POPULLI FUKARA… NA VJEN PER TE VJELLE KUR JU SHOHIM, SE KUR JU DEGJOJME, NA ZE DIAREJA….

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lagja e Bregut Berat

            Ste vjen Turp ore FAMILJE e degjeneruar o i nipi I DEDES se Beratit ? Shpejt je kujtuar tu qash hallin kujt I ke mbajt ison deri tashti . Ju hehgert mortja plehra ptuuu…

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Gerdeci dhe 21 janari jane turpi i drejtesise sone qe vazhdon te fleje gjume. Krime te renda shteterore.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje