Rikthimi i Berishës, deputeti i PD: Nëse gjykata s'i jep të drejtë të ndalojë çdo proces

29 Maj 2022, 20:28Politika TEMA
Rikthimi i Berishës, deputeti i PD: Nëse gjykata s'i jep të

Në 22 maj Sali Berisha u rikthye kryetar i Partisë Demokratike 9 vite pasi dha dorëheqjen në 2013-ën. Edhe pse vazhdon zgjedhja e strukturave dhe organeve të reja të partisë, demokratët nuk janë të gjithë të bashkuar dhe përplasja vijon në gjykatë, aty ku i takon Apelit që të përcaktojë se kë do të njoh si kryetar partie, Enkelejd Alibeajn apo Sali Berishën.

Dashnor Sula e shikon vendimin e gjykatës si vendimtarin për fatet e Partisë Demokratike dhe bashkimin e saj.

“Ka edhe një shans të fundit që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Nëse gjykata i jep të drejtë z.Alibeaj, duhet të ketë një deklaratë nga instancat më të larta që të lënë çdo proces dhe të nisë procesi i zgjedhjeve dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj dhe kryesive të reja. Nëse ndodh e kundërta që Apeli t’i japë të drejtë Komisioni i Rithemelimit, pala tjetër z.Alibeaj dhe të gjithë ne duhet t’i vëmë gishtin kokës që t’i bashkëngjiteni Rithemelimit për të bërë të mundur bashkimin e PD”, thotë Sula.

Ndërsa për Tritan Shehun, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, vendimi i gjykatës nuk ka asnjë rëndësi, pasi e vetmja gjë që duhet marrë parasysh është vullneti i shumicës së demokratëve.

“Gjykata nuk mund të bëj një veprim të tillë që do ishte veprim që shkatërron establishmentin e drejtësisë shqiptare dhe krim ndaj saj i cili do të kishte një çmim shumë të gjerë si për ata që e bëjnë, por edhe më gjerë. Nuk është gjykata që vendos se kush është Partia Demokratike”, tha Shehu.

Elona Toro, Edlira Petri dhe Genti Shala janë tre gjyqtarët që do të vendosin në shkallën e Apelit nëse do të njohin statutin e dorëzuar nga Rithemelimi apo atë të depozituar nga Alibeaj.

8 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Partia eshte anetarsia. Anetaresia e rrezon edhe statutin e partise, ne rastin konkret statutin e PD te miratuar me pare sipas shijeve te Bashes qe thote; Kuvendi Kombetar mblidhet vetem me vendim te kryesise se PD. Me vjen keq per Spartak Ngjelen se eshte dhe jurist. C'fare eshte partia? Partia eshte nje grupim i madh politik qe organizohet vullnetarisht dhe i bashkon nje ide, pak a shume. Po ne rast se kryetari partise devijon komplet nga programi politik i partise si i behet? Anetaresia krijon parti te re, apo kryetari duhet te largohet, te shkarkohet dhe te krijoje partine e vet. E kam thene dhe here te tjera; Po te kishte vullnet, Komiteti Qendror e rrezonte Enver Hoxhen brenda javes.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Gjykata do japë vendim sipas ligjit. Palët në këtë rast PD legale, ajo që është e regjistrusr në gjykatë qysh nga dhjetori 1991 dhe i ashtuquajturi " Rithemelim", që përmes një lëvizje antistatuore zhvilloi një kongres dhe hartoi një statut alternativ të cilin gjykata e shkallës së parë me gjyqtar Agron Zhukri, ia njohu. Kjo solli ankimimin në Apel dhe tani jemi në pritje të vendimit të saj. Pse thashë që në fillim se pritet një vendim i drejtë? Sepse, sipas meje ajo do të duhet, për hatër të së drejtës të rrëzojë statutin e Rithemelimit, dmth Berishës. PD zyrtare, apo e ligjshme, është ndodhur para një lëvizje paralele antistatuore brenda saj, të nxitur nga Berisha, pasi këtë për shkak se u shpall 'non grata' nga Dep. Shtetit, ishkryetari legjitim Basha në shtator 2021, e përjashtoi (në fakt e pezulloi) nga Grupi Parlamentar. Këtu filloi shkelja e statutit prej Berishës, i cili atë e ka shfrytëzuar vetëm me atë pjesë që i ka interesuar. Të thërriste një kongres të jashtëzakonshëm, (që statuti e përmban) dhe të zhbënte partinë zyrtare, deputet i së cilës u zgjodh dhe vetë më 25 prill 2021. Këtu fillon ilegjitimiteti i aksionit të tij demoniak. Dihet nga kushdo që Berisha, ishte "pronar" i asaj partie, establishmentit të saj, përfshirë kryetarin L. Basha, i cili u vu prej tij dhe njihej prej tij deri ditën që i shërbeu. Në datën 19 maj 2021, Berishës i vjen mandata 'non grata'. Sipas tij s'ishte gjë, bile ishte e pa drejtë dhe do ta ndiqte atë në rrugë private pa përzier në të PD, jo vetëm kaq, por do hidhte në gjyq dhe sekretarin A.Blinken!!! Në 9 shtator 2021, ndodhi ajo që nuk e priste nga biri i tij politik, që ia kishte dhënë atij në përdorim pronën PD. Ky nën presion të jashtëzakonshëm, bile shumë i tronditur e pezulloi 'babain' duke i marrë kështu dhe pronën, kur ai ishte ende gjallë. Blasfemi!!! 'Biri', duke shkelur sipas tij statutin (!), e pronës së tij, e tradhëtoi. Kjo ishte e padurushme dhe na turfulloi ishkryetari pronar. Dhe filloi kështu procesin e 'Foltores'. Qëllimi të rrëzonte kryetarin dhe të rimerrte PD, pra pronën. Nuk e kishte të vështirë që me ndjekësit e tij besnikë dhe kundërshtarë të Bashls, të shfrytëzonte një klauzolë të Statutit dhe të thërriste kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë. Duheshin 1400 firma anëtarësh kongresi, që ai të thirrej. Këtu fillon paligjshmëria objekt ankimimi dhe më pas vendimi që do merret në raport me të. Vërtet vullneti i minimumit të 1400 kongresmenëve, e obligon partinë, (institucionet e saj), të vihen në lëvizje për të thërritur një kongres, në këtë rast të jashtëzakonshëm (i zakonshmi ishte bërë në korrik 2021, ku ishte rizgjedhur Basha i duartrokitur nga Berisha dhe kryesia), por kërkesa me 1400 firma legale, duhej depozituar së pari, në protokollin e Partisë. Mbas kësaj sekretari i Përgjithshëm, ia referon atë kryetarit dhe ky mbasi mbledh kryesinë, cakton datën e kongresit, duke ngritur njëkohësisht dhe strukturën për organizimin e tij. Kjo nuk u bë, u shkel sratuti dhe në kundërshtim me këtë Berisha, thirri me nxitim kongresin e 11 dhjetorit 2021. Nga ky moment, si rrodhën ngjarjet deri në depozitimin në gjykatë të statutit të Berishës, të dalë nga ai kongres, çdo gjë dihet. Gjykata me gjyqtar njeriun e Berishës ia njohu statutin, atë statut që PD legjitime e apeloi si të pa drejtë, sepse për të arritur deri tek ai, u shkel statuti i ligjshëm në fuqi, i regjistruar në gjykatë dhe i miratuar nga kongresi i korrikut 2021. Pra për të njëjtën parti kemi dy statute! Cili do mbetet? Me sa u përpoqa të shpjegoj, kam bindjen se gjykata, do marrë vendim që PD zyrtare, si ankimuese ka të drejtë dhe Gjykata e Apelit, do lejë më fuqi Statutin e saj, ose mund ta rikthejë gjykimin e çështjes në themel përsëri në Gjykatën e Rrethit, por me trupë tjetër gjykuese Gjithsesi kjo mbetet për t'u parë. Është gjykata që ka ligjet dhe statutet përpara, pretendimet e palëve dhe në fund të fundit besoj nuk do ta kalojë lehtë edhe faktin që organizatori i gjithë kësaj maskarade është ai, i gjithkahershmi në këto 30 vjet, minuesi i demokracisë etj, dhe që tani për bythën e vet do të shkatërrojë PD, opozitën dhe fatin e pluralizmit, me moton e tij ogurzezë, "Apres moi le deluge!", pas meje u bëftë kiameti! Ndaj them se kjo nuk do të lejohet. Boll dëme i ka bërë shqiptarëve, dhe më në fund kësaj monstre i duhet thënë "Stop"! Enough is enough!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Kini bere mire qe ekspozuat tre gjyqetaret e apelit se Saliu tani ka filluar te punoi se si dhe sa do t'i blej me shuma parash marramendese. Kure Berisha t'i tregoi miliona euro gjyqetarit,ai do harroj ligjin dhe do perqafoi parat e Saliut.Pastaj Alibeu t'a mbaj me dore.Sali Berisha eshte mjeshter per te blere gjyqetar.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gruaja e Azemit

          C'fare vemje ky katunari i vashaj te PEQINIT. o peqinas, po ku e keni gjetur kete shemtire. Amani ore, prezantohuni si duhet se late nam. Ky eshte koke e kembe zvarranik, edhe kurvat nuk perdridhen kaq shume sa ky. Dashnor de, dobic i lindur ne arat e misrit ne vashaj. Prit edhe pak se ta tregon Saliu ty, se ai ka shume me shume qejf ata qe perdridhen si puna jote. Zvarranik,letyre.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arber iliri

            Tritani paska ngel presh Lushnja.O idiot, gjykata vendos kush është me ligj përfaqësues i PD.Po doni bëni një Parti tjetër.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              Dashnor Sula e shikon vendimin e gjykatës si vendimtarin për fatet e Partisë Demokratike dhe bashkimin e saj. Per mua vendimtar eshte shtimi i nje neni ne Kushtetuten e Republikes ku te thuhet: "Kush shpallet Nongrata nga SHBA dhe BE duhet te dorezoje mandatin." Faleminderit per konsideraten!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komentator Politik ????????

                Duhet respektuar vota qytetarit, nëse ësht votuar si pjes e PD-së, nuk ka nevoj për modifikime., vetëm po pranoj ose kërkon vet deputeti (panvarsisht gjinis apo formacionit në grup politik)

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetar

                  Pse I njeh Gjykatat Birisha ?!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje