“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit.
Në një intervistë për A2 CNN, Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa denoncon se KQZ i vonoi dhënien e pamjeve filmike për të konstatuar parregullsitë në numërim, shton se sërish ka evidentuar problematika.
“Vota është votë, qytetarët kanë dhënë votën për një kandidat apo një kandidat tjetër, një parti apo një parti tjetër. Kjo duhet lexuar ashtu siç është, është e pamundur në 2025 të mos të dimë të numërojmë votat. A mund të numërojmë siç duhet këto vota? Kjo është çështje parimore”, u shpreh Ilir Alimehmeti.
Në dokumentin e dorëzuar në KQZ që u rrëzua nga KAS pasi PD nuk kishte dhënë miratimin për ankesën, Alimehmeti ngre pretendime se shumë vota preferenciale për të janë numëruar për kandidatë të tjerë, por sërish pohon se luftën nuk e ka me askënd por kërkon të vendosë drejtësi.
“Nuk ka lidhje me një individ apo me një parti të caktuar e më radhë. Kjo ka të bëjë me parimin bazë, vota duhet të shkojë atje ku meriton dhe haku duhet të shkojë tek ai që e ka marrë atë votë”, tha ai.
Në radhët e demokratëve ende nuk shihet dëshira për të reflektuar mbi votën, por Alimehmeti tregon se analiza e brendshme është e domosdoshme për të mos përsëritur gabimet.
“Absolutisht ka gjithmonë nevojë për analizë, ka nevojë të shihet se çfarë funksionoi dhe çfarë nuk funksionoi, në mënyrë që gjërat të bëhet edhe më mirë. Për shumë veta procesi ka përfunduar, por për një numër të vogël njerëzish ne jemi ende në proces, kështu që kur të mbarojë do kemi edhe këtë analizë të plotë, ndaj këto pamje duhen edhe për analizë të brendshme, që të kuptohet se çfarë u bë mirë dhe çfarë u bë keq. Në mënyrë që të shkosh në mënyrë më të duhur në zgjedhjet e ardhshme, se zgjedhje të tjera do këtë prapë, e rëndësishme është që gabimet të mos përsëriten” deklaroi ai.
Ilir Alimehmeti pohon se zgjedhjet u dëmtuan edhe nga sistemi elektoral, që sipas tij ka shkëputur lidhjen mes votuesit dhe të zgjedhurve.
Ky është aq budalla, sa nuk i bie në të se, boll të jesh në PD, vota dhe votuesi janë siç do Berisha. Në se vërtet di numurohen votat, mandati i Tabaqes i shkon partisë së Shehut.
O Alimehmet si duket vetja tani qe e ke kuptu qe u perdore ne menyre shembullore nga kucedra vicidolit dhe voten tende tani e gezon dru me pre Mul i ahiahtavecit ?
Alimehmeti nje mjek medioker qe ben buje kot se koti . Po te kishte pak mend , do ishte shquar atje ku punon , ne profesionin qe ka marre . I pelqeu politika , se del me shpejt mbi uje , megjithate karakteri i tij nuk i pelqen Sales , se po te ishte ndryshe ishte futur ne listat e sigurta . Kuptohet qe nuk ka edukaten e Flamurit te Gazit apo Albanes , prandaj eshte i votuar nga qytetaria . Per momentin po e ferkojne shume dhe ka filluar te ngrihet e te behet gjithollog , gje qe nuk i pelqen Sales i cili nuk ka per ta afruar ne udheheqje te partise .
O hoxhe, nuk ke bythe ti te flasesh drejte. Nuk ta mban. Po te pyes: kush i urdheroi anetaret e KAS ( te pd) te votojne kunder? Po rri o hoxhe efendi se te njohin njerezit.
Nuk e ka faji sistemi zgjedhor por e ka partia e dreqit ekstemisht e majte ja e provove nuk te dhane te drejte ti rinumrosh per te marre hakun nese te kane marre ndonje voteJa degjoje udheheqesin tend si flet dhe vepron ndryshe
Ti alimahmuti... Qenke debil! O gomar, kerkoji publikisht doreheqje salut te marresh mandatin. PERNDRYSHE shko ruaj dhite katnar debil!
Pubkikoji videot o kar alimahmuti, se keshtu i sherben DEMOKRACISE SHQIPERISE VETES DHE PASARDHESVE TUAJ. PERNDRYSHE DO TE TE HEDHE NE KOSH TE PLEHRAVE SALIU, ME SHUME SE VETEM POLITIKISHT. JE NJERI PA BYTHE E PA INSTIKT POLITIK! KE RAST TE PROVOSH TE KUNDERTEN.
KY KA KOKE POR S’KA BYTH
S'me pelqen ky kerrbishtor...pa asnje forme!
Çfar mut doktori është ky që shkon pas kriminelit NON GRATA....
Sipas meje Ti zotni pa e thene troc ngre pretendimin se nuk duhet te jete deputet Jorida Tabaku, por Ti, pasi sipas teje nuk te jane numeruar sakte votat preferenciale. Cdo pretendim eshte i natyrshem, por...ne qofte se do te gjendesha ndonjehere ne te njejten pozite si ty, une do t'i perkushtohesha me mish e shpirt misionit te mjekut dhe nuk do te konsumohesha e telendisja veten ekraneve dhe gazetave. Dhe do te isha shumefish fitues, asnjehere humbes. Edhe mua me dhimbeset kombi; me dhimbesen demokracia dhe te drejtat. Liria eshte e shenjte per mua. Ju flm!