Mediat pranë PD: Berisha ka blerë Shtëpinë e Bardhë dhe Ambasadën amerikane në Tiranë

30 Maj 2025, 18:33Politika TEMA
Mediat pranë PD: Berisha ka blerë Shtëpinë e Bardhë dhe

Deklarata e Ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, ka rikthyer “entuziasmin” tek PD, pasi sipas tyre, fakti që nuk është përmendur me emër Edi Rama, tregon se SHBA nuk i njeh këto zgjedhje.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, janë gati të pranojnë se kjo ka ardhur falë milionave dollarëve që kanë paguar në SHBA.

Të paktën këtë pohon Lapsi.al, një media shumë pranë PD-së dhe Berishës.

“Shumëkush e shpjegon këtë ndryshim kursi me faktin e lobimit dhe lidhjeve që ka krijuar PD me njerëzit që qëndrojnë në paradhomën e Trump në Shtëpinë e bardhë. Pak ditë më parë PD nuk e fshehu se po i konteston zgjedhjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe për këtë duket se është ngarkuar kompania lobuese “Continental Strategy” në Uashington, e cila paguhet me 250 mijë dollarë në muaj për çdo shërbim që i kryen opozitës shqiptare.

Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kjo kompani në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD këmbëngulte për një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet si dhe për krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.

Por, e rëndësishme është të kuptohet se cila është “Continental Strategy” dhe se cilat mund të jenë efektet e saj mbi administratën aktuale. “Continental Strategy” është e themeluar nga njerëz shumë pranë presidentit Trump. Madje, madje, ajo duket si një prodhim i krijuar nga rrethi i tij i ngushtë, ashtu siç ndodh rëndom në Amerikë, ku personazhe të afërm me ata që shkojnë në administratë krijojnë kompani që të kenë mundësi legale të ndikimit pranë tyre.

Ai që ka firmosur kontratën e shërbimeve me PD-në është Carlos Trujillo, themeluesi i kësaj kompanie në vitin 2021, ish këshilltar dhe jurist pranë Trump. Por ka edhe më shumë se kaq. Aty bën pjesë edhe Katie Ëiles, vajza e Susie Ëiles, ish shefja e fushatës së Trump së bashku me La Civitën dhe që sot shërben si shefe kabineti e plotëfuqishme e presidentit amerikan. Po në të njëjtën kompani bën pjesë edhe Alberto Martinez, ish shef stafi i sekretarit aktual të Shtetit, Marco Rubio.

Pra nuk do shumë mund për të kuptuar se ky ekip ka një mundësi të fortë infulence në politikën e jashtme të SHBA-së. A është përdorur kjo rrugë për të nxjerrë qëndrimin amerikan për zgjedhjet shqiptare? Për këtë ende nuk ka fakte. Por deri më tani dihen dy gjëra. E para se “Continental Strategy” e ka dorzuar raportin e opozitës për farsën zgjedhore dhe e dyta se prej aty doli një deklaratë që, ndryshe nga katër vite më parë, as nuk e uronte personalisht Edi Ramën, as nuk thoshte se njihte zgjedhjet dhe as nuk i bënte thirrje palëve për ti pranuar ato”, shkruan Lapsi.al, duke aluduar kështu se Berisha paska blerë Shtëpinë e Bardhë dhe Ambasadën amerikane për të mbajtur këtë qendrim.   

14 Komente

  1. F
    Flasin antikomunistet shqiptar

    Ne nuk dijme e nuk kemi mundesi te dijme se kush shitet e blihet ne Amerike me pasurine dhjetra miliarde dollare qe ka vjedhur familja Berisha duke shfrytezuar pushtetin qe prej 33 vjetesh me grupet kriminale. Po shqiptaret dijne sakte se Partia Demokratike u formua fillimisht nga studentet e dhjetorit 1990 per permbysjen e komunizmit ne Shqiperi. Blloku Komunist me Ramiz Aline ne krye bashke me Sigurimin e Shtetit, ngarkuan komunistet Sali Berisha e Besnik Mustafaj dhe u a rrembyen me dhune PD e studenteve te ndershem. Saliu u be kryetar. Ai e mbusshi PD me komuniste ne radhe te pare me komunistete Bllokut e femijet e tyre dhe me bashkepunetoret sekret te Sigurimit. Qellimi ishte te ndalonin nje denim te Udheheqjes Komuniste per krimet e kryera si dhe te merrnin pushtetin, te pasuroheshin dhe te mos lejonin ish klasat e permbysura te vinin ne pushtet. Ky proces u krye me sukses nga Berisha. Amerika e kuptoi dhe e shpalli non grata. Tani Berisha po paguan nga parate e vjedhura per te lobuar ne Amerike qe te vije ne pushtet. Shqiptaret kete nuk e besojne. Ndersa portaliLapsi.al qe ben kete shkrim eshte nje portal i hapur me porosi te Sigurimit te Shtetit. Eshte portali i Andi Bushatit, i biri i nje eksponenti te rendesishem te Sigurimit famekeq. Eshte nipi i Hysni Kspos, ish figura nr 2 e Diktatorit Enver Hoxha.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qazo Ziguri

      Ftohur në bithë ki djalua i shokut Mehëdi Bushati, kij nipua i besos së partisë, shokutë Hisni Kapo Kapua, na Tërbaçi i Vlorësë.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flasin antikomunistet shqiptar

        Nje plotesim ne komentin tim te mesiper. Kam shenuar qe Berisha po paguan ne Amerike nga parate e vjedhura nga shqiptaret qe te vije ne pushtet. Por shqiptaret kete nuk e besojne. Korigjimi im eshte qe shqiptaret e dijne dhe e besojne qe me dhjetra milione shkojne ne Amerike per te lobuar. Por shqiptaret nuk e besojne qe Axministrata Trump merr parate e vjedhura shqiptareve nga Berisha qe ti hiqet non grata. Nuk e besojne shqiptaret qe mund te bjeri kaq poshte kjo Administrate pasi Amerika ka dhene prova qe e do popullin shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaziman

          Po ju drejtohem me nje pyetje mediave prane PD-sè : A mendoni qe, nese behen zgjedhje te parakoheshme dhe te drejtuara nga vetè Sali Berisha,fiton PD-ja ?? Kam bindjen se do tè dale mè keq !

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            A-mer-ika eshte e te zgjuarve, do i marre caleke plakut salë dhe pastaj do fshije menderen. Duke u qasur si afert me Trump edhe mundesia paraqitet e madhe keshtu qe edhe pagesa duhet e madhe. Budallenj jane keta qe shpresijne se me 6 milione do blejn Ameriken

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kaci

              "Lapsi" nuk po del e nuk ka per te dale kurre nga gropa plot pislleqe ku eshte zhytur.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Lapsi. al e bashkedrejtuar nga gazetari fytyre vrerosur e shpirt veremosur Andi Bushati dhe gazetari koktrashë e servil ekselent i nongradës Armand Shkullaku.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Politika amerikane eshte kurve se ruan as per salen as per edin as per popullin ton ata jan me.kurvat per politiken botërore.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lina

                    Media lapsi .al. e ka emrin e vërtetë :LAPSI.BIRRISHA ,sepse shkruan dëshirat apo ëndrrat që sheh plaku gungaç

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqipëtar!

                      Mos dëgjoni e lexoni “lapsi”_n nga vetë përbërja e tijë ku çfarë shkruhet sot nesër ndryshon sepse lapsi ka gomën që e përdor atë (vetë lapsin)sipas “urdhërave” të padronit plak?!

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi indiferent

                        Bejne mire qe e mbajne veten me gajret se mund t'i ndihmoje administrata e Trampit, pasi edhe mund t'i ndihmoje me gjithe ato para qe kane hedhur e po hedhin. Mundet, them, pasi nuk besoj te ndodhe. Por edhe sikur te ndodhe, nje gje nuk arrijne te kuptojne kamikazet dhe trushpelaret qe shkojne pas plakut te keq Sali. Edhe sikur dhjete zgjedhje te behen sa te jete gjalle xha Saliu, ai nuk ka per te fituar kurre. Jo se kundershtari i tij politik e meriton te rri perjetesisht ne pushtet, por Berisha eshte i refuzuari i madh i ketij populli per mekatet e krimet qe ka bere. Dhe me te ne krye te opozites, rotacioni do te vonoje shume. Edhe demokratet e vertete e kane kuptuar me kohe kete.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qimi

                          Me largimin e Elon Musk eshte nje vend vakant ne Washinton dhe thone qe Lacivita i ka kerkuar edhe 10 milion Sales qe ta emeroje ne vend te Elon Muskut.Sala me duket se e ka pranuar kete oferte ,ndaj thone qe Sala ka blere Shtepine e bardhe ne amerike dhe shtepine e verdhe ketu.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nashti e hëngrën .

                            Nashti e hëngrën këta MADHËSHTORËT , a mund t’ë pranojë Amerika që mund t’ë shitet, apo mund t’ë blihet me 6 mil $ ?!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              PRoShi

                              Janë shënuar një varg të dhënash më lart dhe nëse ato janë të vërteta atëhere Amerika nga një fuqi demokratike në botë po kthehet në një aleat i gjithë atyre që kanë paranë dhe lobojmë për interesa të vogla si kjo e non gradave të Saliut. Pra në krye të Amerikës janë një tufë skifterësh me shqiponjën Trump. që për 4 vite qeverisje të zhvatin sa të munden njerëz të korruptuar nëpër botë duke shfrytëzuar hallet e tyre. Rroftë Trump.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje