
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në një deklaratë për mediat së bashku me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se nuk mund ta pranojë që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë duke iu referuar kështu koalicionit Berisha-Meta.
“Unë nuk mund të pranoj, ne të gjithë nuk mund të pranojmë, që Partia Demokratike, e djathta shqiptare në tërësi të përfaqësohet nga parti të majta të kamuflura si të djathta, që gjatë gjithë historisë së tyre politike kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve dhe kanë përfituar prej tyre.
Unë nuk mund të pranojë që e djathta shqiptare të përfaqësohet nga lëvizje politike të cilat janë në izolim total ndërkombëtar.
Ky do të ishte një turp dhe fatkeqësi për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të djathtës në Shqipëri. Vokacioni i saj, arsyeja se përse kjo forcë lindi ishin pikërisht vlerat perëndimore dhe aleanca historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vlera të cilat, njerëz dhe politikan të caktuar për interesat e tyre personale kërkojnë ti shkelin, duke e kthyer të djathtën shqiptare në një fole anti-perëndimore në Shqipëri”, tha ai.
Bejko shtoi se alternativa e PD zyrtare është e vetmja alternativë e djathtë për Bashkinë e Tiranës.
“Gjatë fushatës do të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë ne komunikimin e me njerëzit. Pasi ky është karakteri im. Unë nuk di të jem ndryshe. Gjatë ditëve në vazhdim do të bëjë të ditur të gjithë vizionin dhe planin tim për Tiranën. Por sot mund t’ju them një gjë qytetarëve të saj.
Është një vizion qartësisht i djathtë, i cili bazohet te ndershmëria, meritokracia dhe vlerat me të mira njerëzore. Besoj se alternativa e Partisë Demokratike për Tiranën është e vetmja alternativë e djathtë. Të gjitha të tjerat janë qartësisht të majta në mendësi, në histori dhe në kulturë.“, tha ai.
Besoje se e nihni proverbin : Ate se pranonin ne fshate ai kerkonte vajzen e priftit per grua ...edhe ky i papuni Rolandi ...kete nuk e votuan atje ku ka lindur ne Gjirokaster kerkone vote ne Tirane
Ketij te shkretit ja futi 1 here mero, kur e spostoi nga lista ne gjirokaster. Tani po ja fut per here te dyte qe i mbush mendien se do mari me shume se 500 vota ne tirane.
Besoje se e nihni proverbin : Ate se pranonin ne fshate ai kerkonte vajzen e priftit per grua ...edhe ky i papuni Rolandi ...kete nuk e votuan atje ku ka lindur ne Gjirokaster kerkone vote ne Tirane
O Landi,perse nuk e ngrite zerin kunder Berishes kur certifikoi hashashin ne Lazerat,por menjehere pasi SH.B.A-ja e shpalli non grata?
E ke dhene vete pergjigjen. Shume e thjeshte. Po te shpalli Amerika non-gratta, var nje gur ne qafe, shko mbytu ne shurren e Lanes, poshte ures tek rruga e Elbasanit.
Ik o legen se na hape barkun., Krijese e shpifur
Jam i bindur, prejashto Bejkon, deri dy dite para zgjedhjeve te gjithe kandidatet e Alibeajt do te dorehiqen. Ata nuk do t'a perballojne dot presionin nga te kater anet, pervec lojrave te tjera.
Vota per Roland Bejkon .... nuk duhet te votohet per socialistet e korruptuar dhe per partine e Ilir hajdutit dhe non gradat..... qe na moren qafe per 33 vite
Votoni z.BEJKO.
Bravo Bejko! Qente le te lehin,karvani te shkoje perpara
R. Bejko, sido qe te jete, eshte me i mire se ai kelyshi i Saliut.
Vota per Z. Bejko, demokrat i vertete!