Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi hedh poshtë marrëveshjen e arritur për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ai u shpreh se e gjithë marrëveshja për emigranët sipas tij është një politikë fasadë e menduar mirë nga të dy kryeministrat. Sipas Prodit, Meloni po i jep mesazhin elektoratit të Italisë se po i largon emigrantët, kur në fakt sipas tij kjo nuk është e vërtetë pasi edhe në Shqipëri ata do të ruhen nga autoritetet italiane, ndërsa premtimi i Ramës për elektoratin e tij sipas Prodit është se “po ndihmon Shqipërinë të arrijë në Europë”.
I ftuar në emisionin Piazzapulita, ish-kryeministri italian shpjegoi:
“Është një ide e mirë për Melonin… Është një lojë e vogël perfekte. Elektorati voton për ata që besojnë se taksat duhet të ulen dhe emigrantët të trajtohen keq. Qeveria nuk mund të bëjë asgjë për taksat dhe vendos të dërgojë emigrantë jashtë Italisë, kështu lind një komedi interesante me Shqipërinë”.
Ish-kryeministri italian shprehet në përfundim se në këtë marrëveshje përfshihen dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane
“Elektorati i Melonit voton për ata që besojnë se taksat duhet të ulen dhe emigrantët të trajtohen keq. Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë për taksat dhe vjen me këtë ide për të dërguar emigrantë jashtë Italisë. Kështu lindi kjo komedi interesante.
Italia merr me qira disa hektarë në Shqipëri dhe ndërton një fshat atje, gjë që mund ta kishim bërë shumë mirë këtu duke pasur të gjitha garancitë. Ndaj Meloni u jep italianëve mesazhin se po i largon emigrantët dhe përkundrazi nuk është e vërtetë, sepse në Shqipëri ata do të duhet të ruhen nga autoritetet tona, zyrtarët tanë do të përfshihen në udhëtime dhe rregullat e legjislacionit tonë do të aplikoni. Nga ana shqiptare, megjithatë, u duket sikur kjo është një investim nga një biznes i vogël në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, Rama, i cili nuk është i fundit për nga mprehtësia politike, bën të kundërtën me qytetarët e tij, pra thotë: “Me këtë e ndihmoj Shqipërinë të arrijë në Europë”. Me pak fjalë, kontrata është perfekte. Pra, emigrantët nuk kanë lidhje me këtë, është thjesht një lojë e bukur politike që u kushton shumë qytetarëve tanë. A u konsultua Parlamenti për këtë marrëveshje? Po normale, ai (Parlamenti) nuk është përfshirë kurrë nga kjo qeveri. Këtu kemi dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane”, tha Prodi.
Normal qe Rama eshte thjesht nje lolo e Melonit qe e nxjerr ne televizionet Italine per te zbavitur elektoratin e vet fashist. Edhe Edit i duket gallate dhe i merr koka ere. Marreveshja normal qe nuk do pranohet pasi nuk ka gjykate ne Itali qe do e pranoj ashtu si edhe ne Angli me Ruanden ku avioni nuk u ngrit nga pista. Edhe avioni do nisej vetem ne 1 shqiptare dhe gjykatsi nuk e ka. Ky eshte thjesht nje eksperiment qe po behet ne Shqiperi dhe eshte perkrahur si eksperiment nga edhe nga Gjermani, Britania dhe Franca. Ajo qe nuk durohet eshte se Rama ende nuk i ka fol popullit te vet por gjen kohe ti flase popullit Italiane. A nuk eshte ky racizem? Ca jane shqiptaret qenie njerezore qe nuk meritojne shpjegime, konsultim dhe ne fund te fundit te drejten per te vendosur me vote per kete marreveshje? Shpresa e vetme eshte e majta ne Itali por edhe PS ne Shqiperi ta hedhin poshte kete marreveshje. Rama nese e do kaq shume Melonin dhe ndihet ne borxh ndaj Italise te ja doreheqjen, te shkoj vullnetare ne kampet e azilanteve ne Itali dhe te bej podcast cdo te shtune.
Tema: Koshi Plenave, Al banistan Regjia:Edvin Rama Aktor cirku: Edvin Rama Skena: Prone Private e Kristaqit me Delet e Shqiperise.
I nderuari plaku Prodi . Cfare kini ,midis partive politke ne Itali, i mbani per vete dhe mos i perzieni me ato tonat .Ps e shqiptarve nuk ka nevoje, per fasada politke me fqinjet, te fitoje kredo brenda vendit .Koha po verteton se socjalistet,me gjithe problemet qe kane brenda tyre , jane ne pozita me pozitive se grupi anarshist i Sali Berishes . Per marveshjen midis dy K/Mve keni kohe ta gjukoni e te vendosni ju . Mos harrro te shkuaren kriminale te qeverive italjane me emigrantet shqiptare .Ende skin kerkuar falje publike per ata qindra emigrant qe kini fundosur ne fundin e detit.Marveshjet e pista, midis Berluskonit dhe kermes Sali Berisha, jane skandaloze per nje shtet evropjan e fqinje si Italija .Qendrat mjeksore tuajat ,ku eliminoheshin pa buje kundershtaret e Berishes brenda PD ishin ne dispozicjon per te . Kontrabanda njerzore qe kryej midis segmentve te Berishes dhe mafjozve italjan . Gjithashtu mos harro dhe gabimet e tua ne ngjarjet e 97 .Ardhja ne Vlore ,qe pranove te bashkpunoje me grupet kriminale ,qe nje njolle e zeze per ty si politkane i pjekur dhe paqsor .Te mos i hapim shume gropat e qelbura se kini dhe ju nje pergjegjsi te madhe ndaj shqiptarve paqsor .
Apsulitish shume e vertet, kjo marrveshje nuke i interesone as Italisë as Shqiprisë. Kët unë e kame thëne që ditën e parë. Kjo ështe bër për propagandë për interesa përsonale, dhe Rama mendon se do vjedh ca lek bashkë me njerzit e ti, që do vinë nga Italija, dhe kaqe.
Komedi per italianet por per shqiptaret duhet nje fjale e re sepse Tragjedi nuk mjafton. Jane 36.000 Afrikane ne vit qe Meloni ja zbarkon Shqiperise. Fale Edi Rames, patjeter. Dhe se sa mijra do vijne, kete mjafton ta shumzojme vitet sa do zvarritet Rames ne pushtet here 36. 000 e kuptojme se sa ka vlera kjo marrezia-Rama.
Me duket se dhe Prodi ketu flet politikisht per votat e elektoratit te majte! Po behet nje politike absurde per te sjelle gjullurdi. Bota sot me keta politikane ka dale nga binaret dhe vetem lufta e trete boterore i ndryshon drejtimin duke shuar edhe kete zhvillim qe me shume u ben dem njerzeve te thjeshte se sa u ben mire. Bota eshte bere e merziteshme keshtu si jetohet dhe qeveriset me donkishoter. Pjesmarrja ne politike do korniza kualifikimi perfekt se keshtu nuk i sherbehet njerezimit. Tre gjera e shkaterruan njerezimin; 1- karta e kopenhagen me lirite te drejtat e njeriut qe jane kthyer ne çthurje totale, 2- ekonomia e tregut qe eshte futur ne çdo qelize njerezore dhe 3-superteknollogjia ne duar te njerzeve qe sundojne boten. Keto nuk terhiqen me, vetem me shkaterrim total per te rifilluar jeten si njerez te vertete dhe jo robot artoficial.
Per ju eshte komedi, per shqiptaret eshte tragjedi, per Ramovicin eshte kurveri, per Europen eshte kotesi.
as ketu koment !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! e di qe s'te behet vone, nuk e shkruaj per publike, por keto komente qe s'kane dale ketu do ti shkruaj ne nje gazete tjeter me emer dhe mbiemer .
Plak budalla qe nuk sheh dot jashte syzeve ideologjike. Kjo eshte nje levizje gjeniale per te frenuar emigracionin e paligjshem nga Afrika, qe perben dhe nje biznes per shume vete, qe nga trafikantet deri tek "organizata humanitare". Nuk do te vijne kaq shume afrikane ne Shqiperi per faktin e thjeshte se nuk do nisen fare, nuk do paguajne mijra euro per te perfunduar ne Shqiperi.
Bravo tano ti è ke kap muhabetin Nuk do nisen fare sipas teje se po erdhën në Shqipëri e kanë vështirë të ikin nga Mali i zi në çdo vend të Europës Pavarësisht se s'do vijë asnjë sepse do ishte kosto e lartë për Italinë me udhëtime individuale të azilkërkuesve deri në afatin e shqyrtimit të azilit Një marrëveshje të tillë bëri edhe me Tunizine që presidenti tunizian e hodhi në kosh kurse tek ne kemi Bajromin kshu që s'ja vlen të diskutohet