Sali Berisha: Azam Hajdari na thërret, o sot, o kurrë! Në sulm! Në sulm

12 Shtator 2024, 12:30Politika TEMA
Sali Berisha: Azam Hajdari na thërret, o sot, o kurrë! Në sulm!

Sali Berisha ka kujtuar vrasjen e Azem Hajdarit, për të frymëzuar me emrin e tij demokratët, që të ngrihen ndaj Edi Ramës.

"Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste.

Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për Kombin Shqiptar, ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit, që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri, në vendin e diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë.

Të dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit të baballarëve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij, kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit mbinjerëzor, bëhen çdo vit që kalon më të ndritur dhe më madhështor.

Sot 26 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar.

Sot demokratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë regjimin e diktaturës së bandave, kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës.

Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’ ju rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme

Demokrate dhe demokratë tribuni ynë sot na therret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm", shkruan ai.

20 Komente

  1. k
    k

    Shqipëria nuk mund të bëhet me ksi lloj njerëzish. Kurrë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      Në Sulm? Për kë? ..... Hani mut hsni, nga mëngjesi më darkë. E keni falas, qeras qeveria.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Latif Dreqi

      Çudi, me te vertete çudi! A ka nje fije intelekt ky malok monster? Kujt u drejtohet me keto fjale? Para cilit kopesht femijesh te malokeve po llap si shpirt i keq? Sa çudi qe ky germadhe ka qene president dhe k/minister. O sa turp qe jemi shqiptare dhe e kemi bashkekombas.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Foli edhe "Lexhenda" per sot...nga maja e penxheres.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Kush e nxori ne prite gangsterin Azem Hajdari, ne fakt duhet liruar dhe dekoruar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiu

            Filloi të bëjë muhabet me të vdekurit ky i pa kalluri në dhe.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexhenda

              Hahahaha sa qesha. Qenka ngjallur Hajdari e po therret???

              Përgjigjjuni
              1. S
                Studenti 91

                Shqiptarët e respektojmë figurën e Azemin sepse ishte ndër studentët e parët që u ngritë për të drejtat e studentëve. Gjithashtu respekt për Bledi Gonxhen që ka mbetur në kujtesën e studentëve të 91 si studenti i parë (i pari) që mbajti fjalim politik, kundër regjimit të Hoxhes dhe diktaturës.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eno

                  Më vjen keq, por e ke gabim. Nqs ke qenë student në atë kohë, kam frikë se i ke parë ngjarjet në distancë nga frika. Azem Hajdari doli "papritur" nga godina e tij rreth orës 19 a pak më shumë, ishte erësuar se dimër, me një tufë çakenjsh dhe të egërsuar si pa kuptim kurse në godinat e inxhinierisë diskutohej me seriozitet. Kam 33 vite që shfaqen në televizione e shkruajnë ku të munden, por si j'ua do qejfi. Unë të vërtetën e di se e kam jetuar. Por mjerë ky vënd në dorë të kujt ra.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vala

                  Kufoma e qelbur po therret serish per gjak shqiptaresh!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirons

                    malokun Salih Berisha e therret gjaku i malokut tjeter Azem Hajdari qe vete e vrau Pune qelbesirash tropojane Keshtu do vdesi ky ndyresire vucidoli duke pellitur nga minarja e katit te tete

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alex

                      Haha ,therret kryebanditi ,nje bandit….

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Realiteti

                        Ky esht thjesht nje monster .

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          robi

                          Nisi trushplaret bushkolas ne sulm se ty te ka ikur petlla kujton se eshte koha kur nise drejt vdekjes Azem Hajdarin nga zyra jote kur e dije se ajo makine e huaj kishte disa ore parkuar poshte zyres tende. Po sot nuk ka me budallenj, njerzit jane zgjuar dhe nuk vriten me per ty se a pane cfare bere me depot e ushtrise ne 97 ten qe vrave mbi 4000 vete me hapjen e depove dhe shperndarjen e armeve qe vrasin dhe sot cdo dite, je i mbaruar , ne 2025 do marresh noc rrokun.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Haka Tekizoti

                            Shyqyr që po të thërret. Shkoi pranë mos e zgjat. Po i vajte edhe mund të ta falë futjen në kurth.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vezhguesi

                              "Studenti 91": Eshte e drejta jote te respektosh Hajdarin, ashtu sic eshte e drejta ime te mos respektoj nje njeri te hurit dhe litarit qe dogji Shqiperine ne 1991 dhe coi kushedi sa njerz drejt vdekjes ne 1997. Por mos fol ne emer te shqiptareve. Lexhendes i duhej Hajdar Hajdari aq sa i duhej, pastaj e nxorri ne prite dhe te nesermen shetiste me arkivolin e tij. Lexhendes kane filluar ti shfaqen fantazmat, shenje se edhe ai do ike shpejt ne Boten tjeter...dhe te takohet me mijera viktima te tij..shumica te pafajshme.

                              Përgjigjjuni
                              1. Roberto

                                O SALI ZAGARI ! Ata erdhen te te hiqnin qafe ty o plehre ndersa ti qe ndjeve rrezikun nxore Azemin perpara dhe pastaj e shfrytezove me pretekstin qe e vrau Fatos Nano etj etj. Je nje kriminel i rregjur dhe do mbetesh me damke ne historine e Shqiperise si njeriu me i ndyre i te gjitha kohrave.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  O Sali o hero haaaaaaa Enverist te 2024

                                  Uuurra urrrraaaa Parti Enver - Parti Sali jemi gati urraaaa.. Frikacak tu qep goja para prokurorit nje fjalet nuk nxore. Haaaa nje turme debilash talibane Enverist kendonin apo rrecitonin O Sali o hero .....haaaa PO a dine keta bajga çfare perfaqesone héroi? - Héro eshte ai qe mbane mbi shpatulla pergjegjesin e shoqerise dhe Anti héro eshte ai qe pergjegjesin e vête e dergone te populli. Sali Berrisha eshte anti héro . Te pakten te ishte gjysem burri se burre i vertete ky s'ka qene asnjehere. Nese ky frikacak do ndihesh i pafajshem nuk do kishte nevoje per mandatin e deputetit do ta dorezonte nuk do kishte nevoje per talibane as per parti po shkonte dhe ballafaqohej me fakte nga qe eshte i dhjere kerkone ndihme.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xxx

                                    I ndyrë, i pafytyrë, krimineli që e vrau dhe tani e përdor emrin e tij. Ky është me keq se Enver Hoxha

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arbeni

                                      Si nik ka turp ky malok muti i cili e çoi në pritë për ta vrarë A Hajdarin.Ky kriminel e shpirtëzi duhet të jap llogari për gjithë krimet që ka kryer kundër jetës së shqiptarëve.A mund të harrohet 1997-a,1998,2008,2011 ?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje