Sali Berisha është e shkuara. Kështu tha deputeti i PS Lavdrim Krashi.
Në një intervistë në Repolitix në Report Tv, Krashi shtoi se Berisha krijon përplasje të padrejta me drejtësinë.
“Për çdo shqiptar e kupton sesa e lehtë ka qenë për të mos e sjellë veten në këtë situatë. Një njeri që ka pasur poste të tilla krijon përplasje të padrejta me drejtësinë.
Nuk mund të sillesh me drejtësinë kur të pëlqen drejtësi e bukur, e mirë... Por situata ku drejtësia thotë paraqitur dhe një person nuk e bën këto janë pasojat.
Kur godet nga kundërshtarët bën shumë mirë kur godet këtej është e keqe. Çfarë u mësojmë ne qytetarëve. Berisha është e shkuara në politikë, me këtë sjellje ka sjellë veten dhe politikën në një situatë që nuk duhet ta kishte sjellë”.
Lini një Përgjigje