Salianji flet për Berishën: Është në punën e vet, por hierarkia e PD-së nuk funksionon

4 Dhjetor 2025, 21:33Politika TEMA
Salianji flet për Berishën: Është në punën e vet,

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji kritikoi drejtuesit e opozitës se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk kishin zhvilluar asnjë takim me strukturat lokale.

Në një intervistë në “Opinion”, Salianji tha se kryetari i PD, Sali Berisha është në punën dhe detyrën e tij, por hierarkia e saj nuk funksionon. Listat e 11 majit tha ai zbehën entuziazmin e krijuar në radhët e demokratëve pas ardhjes së Chris LaCivita.

"Kam reaguar nga burgu për listat e mbyllura. Lista e PD “shfryu” entuziazmin që solli ardhja e LaCivita. Ata që fituan primaret nuk u vendosën as në listë të hapur as të mbyllur. Cili ka qenë kriteri, ai që rri më shumë në kafe? Aleancat kush i vendosi?

Demotivohet struktura kur themi një gjë pastaj një gjë tjetër. Sot do i them hapur. A ka parti që nuk takon strukturat pas 7 muajsh nga zgjedhjet? Në Durrës 7 muaj pas zgjedhjeve, asnjë takim i vetëm. Sali Berisha është në punën e vet, bën detyrën e vet, por a ka hierarki partia? Pse PD doli në terren pasi piva kafe unë? PD u “zgjua”. Nxorën udhëzimin si do të analizohet 11 maji. Ka sjellë disa pozitive kjo dalja ime."

2 Komente

  1. T
    Toni

    O Saljani regjimi te beri me floke dhe te rregulloj hunden po ti nuk e dine qe komandanti ka nje ilace qe ti bene te bardha. Ha hahaha.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selitasi

      Ore, me duket se nuk I ka dhene rezultat mbjellja ketij babales(!!!) si te rralla shume i paska.. Apo me duket mua!?!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje