Listat janë tuajat, jo të Tiranës/ Berisha 'shigjeton' Salianjin nga Mirdita: Kritikat brenda forumeve

4 Dhjetor 2025, 19:14Politika TEMA
Listat janë tuajat, jo të Tiranës/ Berisha 'shigjeton'

Pas Tiranës, turi i foltores së Sali Berishës ditën e sotme po zhvillohet në Mirditë. Gjatë fjalës së tij Berisha ka shigjetuar sërish lëvizjen e Ervin Salianjit.  

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike e hapur, ku secili anëtar ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimet dhe kritikat e tij, por gjithmonë duke respektuar rregullat e brendshme të partisë.

Ai theksoi se diskutimet dhe debatet duhet të zhvillohen brenda forumeve, pa tentativa për imponim. Berisha i bëri thirrje demokratëve që të votojnë të lirë, por edhe të kontribuojnë që listat e zgjedhjes të jenë sa më të sigurta dhe transparente.

'Ne do jemi dhe do mbeti parti e hapur. Jemi dhe do mbetemi parti e fjalës së hapur, çdo njeri do të ketë të drejtë të kritikojë e të thotë fjalën e lirë por duhet respektuar rregullat, jo të imponohet, çdo gjë duhet të thuhet brenda forumeve. Secili të votojë i lirë, por secili duhet të mendojë që procesin që zbatuam së bashku të jetë sa më solid, listat janë tuajat, duhet të mendojmë si ti bëjmë sa më të besueshme nga secili prej nesh, listat janë tuajat jo të Tiranës', tha ai. 

Berisha e ka cilësuar këtë si foltorja e jetës së tij tij dhe se do të shpëtojë demokracinë.

2 Komente

  1. M
    Munika

    Listat jane te Zenit e Argites e mos na caj bythen tani, se kete e dine te gjithe demokratet.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti.uk

      Ha mute ha se te ben mire.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje