Bido përplaset me Shehajn në Kuvend: Merr peng sallën për të kapur një “reels”

4 Dhjetor 2025, 14:48Politika TEMA
Bido përplaset me Shehajn në Kuvend: Merr peng sallën për

Deputeti socialist Ardit Bido bërI një vërejtje lidhur me mënyrën e debatit të zhvilluar në Kuvend, dhe fjalëve ofenduese të përdorura në këtë seancë të sotme në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Bido tha se është e pafalshme që Parlamenti të kthehet në një sallë debati pa vlerë. Drejtuar kreut të Partisë 'Mundësia', Agron Shehaj, Bido tha se nuk mund të marrë peng sallën e Kuvendit për të bërë shfaqje. Ndërkohë që deputeti i partisë 'Mundësia' e ironizoi se është i ri në parlament dhe duhet të mendojë si një i tillë.

Ardit Bido: Hera e disatë që në këtë sallë përsëritet, merret fjala për një çështje, tirret dhe diskutohet për të tjera në tentativë për të kapur reels e radhës, shoën dhe përdorur foltore si të ishte një hapësirë e konferencave për shtyp. Unë besoj se ju takon ju në të gjitha kompetencat që jep rregullorja që ta ndaloni këtë fenomen. Është fyese për deputetët që presin të marrin fjalën për një çështje të caktuar edhe akoma më shumë të atyre që çështjen jashtë rendit të ditë spresin të mbyllen të gjitha pikat për të folur.

Ky fenomen i shëmtuar që e kthen këtë sallë nga një sallë e debatit dhe ideve në një sallë fyerjesh vetëm që të dalë dhe të shfaqemi në rrjete sociale për të treguar sa të mirë jemi, si treguam disa fotografi nuk kanë vend në këtë sallë të nderuar. Dëgjuam parafolësin që e bëri sërish për herë të disatë këtë gjë, duke folur si “virgjëri politike” a thua se nuk vjen nga një forcë politike që mbaj mend kur isha gazetar, mbante në punë duke paguar jo me pezullimin që është proces i përcaktuar në ligj për nëpunësit civil një nëndrejtor të një institucioni dhe e paguante  ndërkohë që rrinte në shtëpi e s’bëntëe asnjë punë, jo të pezulluar. Ky moral nuk mundet të bëhet  zoti Shehaj duke u bazuar në një pengmarrje të sallës së kuvendit për shfaqje.

Agron Shehaj: Ju jeni deputet i ri, të gjithë këtu para se të bëheshim deputetë ishim qytetarë të thjeshtë, dhe kur shihnim korrupsion skandalizoheshim. Ti the se PD kur ka qenë ka bërë të njëjta gjëra edhe më keq. Po ore po, dhe kjo është arsyeja pse unë kam hyrë në politikë, jam krenar pse kam hyrë në PD, kam bërë rrugëtim për të ndryshuar PD sepse besoja se i përkisja asaj partie dhe bëra atë betejën time në PD dhe një ditë të bukur dola se vendosa të ndjek rrugë tjetër. Nuk mi vesh dot ti mua fajet e PD, nuk e kam thënë kurrr që është parti perfektë.

Ajo që është e rëndë është se del nga goja jote, ti thua ti mbyllim gojën, mos të flasim për çështje që janë në rendin e ditës. Si do flasim ne, ka ndonjë rend dite ku të themi diskutojmë për Ballukun që të diskutojmë për ballukun, do përfitojmë nga hapësirat që na jepen, si të del nga goja të thuash mbyllja gojën opozitës të mos flasim për Ballukun. Si të del nga goja ty njëherë? Si mund ta thuash këtë ti?

Meqë je deputet i ri, shyqyr që ka deputetë të rinj, por silluni si të rinj. Ça thashë unë që nuk është e vërtetë. Pse shqetësoheni ju se Balluku është e pandehur? Pse shqetësoheni se Veliaj ka thuajse 1 vit në burg dhe qeveris nga burgu. E nisa fjalimin duke thënë se kemi dy standarte. Për ty është normale që një ministre vjedh 50 mln euro.

7 Komente

  1. N
    Noci

    Shehaj nje deputet pa shkolle qe mundohet te shesi kulturë.Eshte ne parlament vetem per te bere shamate pa vlere qe nuk e ushqen popullin.Parlenti edhe per te bere ligje jo vetem per ndodhitë e çastit me te cilat merret edhe dikush tjeter.Ai degjon nje lajm ne media dhe vjen ne parlament te kerkoje llogari

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vis vlonjati

      O Gone ballisti vaj medet qe edhe ti je ne parlament ku te gjithe e dine qe ti pagove per tu bere deputet ik mor skerbythje zorraxhi muti ptuuuu shrlatan

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bido idioti

        Bido Fshatari qe deri dje Dhiste tek Fiku e i hante kokrrat,paska mesuar dhe Reels …O Qelbes me fytyre Mushke ku i afrohesh dot ti Inteligjences …U be Deputet me fallsifikimet qe i beri Ramutit

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vala

          Bravo Bido. Rrefeju ketyre plehrave se rastesisht ndodhen ne parlament e s'mund te deformojne te vertetat e politikes, sipas skenareve te qelbesirave te Zenit.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sokrat

            o Agron Shehaj, qe flet, por nuk di se cfare flet! Deri tani nuk ke sjelle asgje te re ne Parlament, te kemi degjuar edhe ty qe je peme pa kokrra. Ne Parlament, nuk ka deputet te rinj dhe te vjeter, te gjithe jane njelloj. Ky argument i jot eshte qesharak. Sipas teje deputetet duhet te behen si makinat, te kene te shkruar nga prapa "Shofer/Shofere i/e Ri/Re".

            Përgjigjjuni
            1. k
              kasem gahinji

              Agron, a i pagove Sigurimit shoqeror e te punonjesve te prone tende? Nxito, se po' te vjen fundi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                MYSLIMANET KANE NJE SHPREHJE,," TE ALLAHUT JEMI TEM ALLAHU SHKOJME"" KUR VDES NJERI ,,,,KESHTU ESHTE DHE SHEHAJ ,,,,,LLAPA,,,E TE TJERE QORRA OSE SHABANER E TE TJERA DHE TERE BAJGAT QE SHPERNDAN SALEHU.......KETA IKIN DHE KETHEHEN TEK ATI .....( KUPTO SALEHKARAXHICI)..... O PIKA,,,,O PIKA,,,,,

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje