Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati, i kërkoi debat kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi sa i përket situatës në Devoll.
Duke folur nga Foltorja, deputeti i PD-së tha se debatin mund ta bëjnë në qendër të qytetit, me të pranishëm edhe qytetarët.
Nallbati: Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat.
Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse qëndrojnë ato që thoni ju apo ato që them unë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu kthye duke thënë: “Duhet të qërosh fjalorin dhe duhet t’i drejtohesh kolegëve me respekt, pavarësisht mendimeve të kundërta. Nëse një koleg ose qytetarët nuk shoqërohen me ty në një shesh të qytetit ose fshatit, mos e shih problemin te ata, por shihu në pasqyrë dhe shihe problemin te vetja”.
Njeri gangester tjetri Hajdut hajde merri vesh keta. Populli e ha, dyfish.
Ik ore fshatari i Devollit. E di per cfar shquhen devollijte qe i hipin gomarit se prapthi. Kjo shprehje eshte = me Neritan Nallbatin????????????????
Ervehe ne gomarin gjetem gomarit i hipem. Po tët kishim gjetur ty ty do tët hipnim. Por me nje ndryshim: do të pyesnim si e deshe para apo mbrapa. Uush Ervehe uush dreq se hodhe samarin.