VIDEO/ Kuvendi pritet të diskutojë ligjin për minierat, Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë: Statusi i Minatorit, i domosdoshëm

4 Dhjetor 2025, 12:23Politika TEMA
VIDEO/ Kuvendi pritet të diskutojë ligjin për minierat, Redi

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka mbajtur një fjalë përpara minatorëve përpara Kuvendit, ku u shpreh se Statusi i Minatorit ështl i domdososhëm për t'u diskutuar dhe votuar në Parlament.

“Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të diskutohet për ligjin e minierave, për mënyrën se si do të shfrytëzohen më shumë pasuritë tona dhe si do të rriten fitimet e kompanive. Por asnjë fjalë nuk do të thuhet për ata që punojnë nën tokë, për minatorët, për jetët e tyre, për sakrificat e tyre. Statusi i Minatorit, i premtuar prej 35 vitesh nga çdo qeveri, vazhdon të mbahet peng.

Do të duhej që të gjithë të kishin vendosmërinë dhe dinjitetin tuaj për të kërkuar të drejtat që ju takojnë me ligj dhe me moral.” - u shpreh Muçi, veç të tjerash.

Lini një Përgjigje