Salianji, ekuacion interesant deri në momentin që Berisha thotë: “Zgjidh, çfarë do?!”

4 Dhjetor 2025, 10:16Politika TEMA
Salianji, ekuacion interesant deri në momentin që Berisha thotë:

Më shumë se sa Berishën, lëvizja e Salianjit ka vënë në siklet ata që janë rrotull tij dhe që i kanë përfituar të githë privilegjet e derisotshme vetëm duke i shprehur besnikërinë atij.

Jo se Salianji nuk mund ta bëjë atë që ata bëjnë, por se me lëvizjen dhe retorikën e tij u ka hapur punë: tani u duhet të ngrihen edhe ata shpejt, të shkojnë në zonat e tyre, të takojnë e të flasin me njerëz, t’i dëgjojnë, t’u qajnë hallet, të dalin në media e të bëjnë opozitë.

Është e qartë që në këto kushte ku ndodhet PD dhe Berisha, ky i fundit do të jetë i gatshëm t’i japë gjithçka Salianjit përveç karriges së tij. Mirëpo, nëse ambicia e tij e çoi një herë Salianjin drejt burgut, imagjino në kushtet kur do të ketë edhe mbështetje në bazën e demokratëve, në opinion publik, infrastrukturë të ngritur mediatike etj.!!!

Këtë gjë e di edhe Salianji edhe Saliu!

Shto këtu që një herë ia ka treguar ‘drurin’ Doktorit dhe, siç thotë populli, ai që ta tregon një herë, ta tregon gjithmonë.

Mos të harrojmë një faktor tjetër në atë lëvizje që është Ilir Alimehmeti, i cili, nëse do të ishte pak më i vetëdijshëm për peshën dhe vlerën e tij në opinion publik, do duhej të kishte edhe ai një rol më protagonist dhe më në qendër të lëvizjes, mirëpo kjo puna e njohjes së vlerave të vetvetes, duhet të kesh pak më shumë nga ajo që Salianji ka mjaftueshëm.

Gjithsesi, ekuacioni është mjaft interesant deri në momentin që Berisha nuk ‘pret’ kokat e Mulit dhe Bardhit dhe i thotë Salianjit: Zgjidh, çfarë do?!

Ngelet për t'u parë përgigjja që do të vijë./Namir Lapardhaja  

4 Komente

  1. B
    Babale si Bufi te dy B.B.

    Kur ta shikoni Babale duke vallezuar vallen e Tropojes si Bardha Kavajes ,Balona Tabake , Gjeka i Markajve . Nuk ishte Babale qe doli me dru ne dore para PD dhe me vone shkoje te prehri Salplehut apo harruat. Babale eshte nje Berrishe ne moshe te re , mashtrues oridiner i denuar me burge per shpifje te rende

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mokrari

      Po pse po e fryni kaq shume kete Salianjin ky eshte nje mashtrues we I ka borxhe BABALES nja 200 mije ero dhe te pres Pd qe ta drejtoj nje njeri qe merej me spiundhiqe si ne kohen e xhaxhit per ti bere groped tjetrit,ku ndryshoi karakteri I tij ne burg qe pretendon se e beri per Pd po pse shkeli ligjet gjoja I semure dhe I bente makiazh fytyres dhe flinte ne krevat me GRIDEN ne Klinike private dhe ju thoni interesant ai eshte nje njeri qe ka bere pisdheqe ndaj njerezve dhe tani del dhe jep mende,nqs Pd e detyroi qe te vepronte ne ate menyre dhe mori persiper te beje burg ta thote nuk e beri burgun per interes te Shqiptareve por karriken e vete.

          Lini një Përgjigje