Manjani: Apeli i GJKKO-së, gjykata më monstruoze, anti-ligj dhe anti-njeri

4 Dhjetor 2025, 09:59Politika TEMA
Manjani: Apeli i GJKKO-së, gjykata më monstruoze, anti-ligj dhe

Nga Ylli Manjani

Rasti i Aurel Zarkës, në fakt jo i vetmi, është kulmi skandalit që një gjykatë apeli mund të bëjë.

Sa për informacion, sipas ligjit procedural (shih nenin 425) apeli përkeqësues, kur apelon i pandehuri është i NDALUAR.

Pra me pak fjalë, je dënuar në shkallë të parë dhe ankohesh në apel ti e jo prokurori, Apeli nuk mund të të rëndojë më shumë pozitën.

Fiks kjo gjë që ndalohet i ka ndodhur Aurel Zarkës. Apeli i GJKKO sugjeron që të dënohet më shumë dhe në rrethana rënduese. Nuk ja kërkuan këtë gjë prokurorët e SPAK-ut gjykatës. E bën vetë ajo, në kundërshtim me çdo parim, nen e ligj të këtij rruzulli.

Është po e njëjta gjykatë që bën thuajse të njëjtën gjë me Lefter Kokën në çështjen e inceneratorit të Fierit. Në këtë rast Gjykata e Lartë e rrëzoi Gjykatën e Apelit, duke saktësuar pikërisht principin se apeli NUK MUND TË RËNDOJË pozitën e të pandehurit.

Por, Apeli i GjKKO nuk ndalet as nga ligji e as nga Gjykata e Lartë. Nuk e ndal askush këtë gjykatë antiligj, monstruoze e anti-njeri.

Apeli i GJKKO është sot mbi ligjin, mbi Kushtetutën e mbi çdo gjykatë tjetër, përfshi edhe atë të lartën.
Veçanërisht injorimin e autoritetit Kushtetues të Gjykatës së Lartë dhe të vendimeve njehsuese të saj, Apeli i GJKKO e ka bërë rutinë të saj!

E pabesueshme, por e vërtetë!

Është alarmante kjo situatë antikushtetutë e antiligj!

Gjykata, veçanërisht apeli, duhet të jetë garanci jo krematorium inkuizicioni. APELI i GJKKO është sot krematorium i të lirive dhe të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, që halli i çon atje.

Asnjë lidhje nuk ka me sistemin demokratik akuzator të gjykimit.

Se themi vazhdimisht ne ujku-ujku për SPAK-un, por çakalli dmth Apeli i GJKKO bën kërdinë.

Ajo gjykatë duhet të marrë goditjen më të fortë të mundshme që shkruajnë ligjet, sepse ata nuk mund të jenë mbi ligjin dhe nuk mund të injorojnë gjykatat superiore të Republikës.

Ndërkohë, deri sa të zgjohen institucionet monitoruese e vendimmarrëse në këtë vend, mos u rëntë halli o njerëz!

37 Komente

  1. T
    Tan tirona

    JU THOTE GJE EMRI SAIMIR TAHIRI ,apo u harru PUNA dhe KONTRIBUTI qe dha ne BERISHASTANIN e 2013 .Dhe shpërblimi qe mori nga ATDHEU HARRESE TOTALE dhe KOSTO FAMILJARE.Ky apel i GJykatesme koqe kandari

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Ore ky Manjani me medalje ari si Zeqineja e ka mbaruar juridikun ??

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Ky populli do Aranit Celen dhe Nevzat Haznedarin!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

          Po po , do xhaxhin Enver per nja 3 muaj dhe ua gjen ai vendin gjithe politikaneve te korruptuar majtas e djathtas qe kane guxuar te prekin djersen dhe gjakun e popullit. I mbledh xhaxhi atje ne Spac dhe le te bejne mbledhje atje pastaj.E mban mend ate perlen e xhaxhit Enver : " ...po pse nuk e dime ne kush eshte Beqir Balluku ? Nje m... m... ???!!! O xhaxhi njelloj jane dhe tani...

          Përgjigjjuni
    2. T
      Ttttttzzzz

      Ha mut o ylli i LSI

      Përgjigjjuni
      1. P
        PK bolja

        do hash ti mut o gomar tttttzzzzz kur te vije radha me keta gjyqtar plera

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ttttttzzzzz

          Te ngrli hatri, ha dhe ti po deshe

          Përgjigjjuni
          1. X
            XHIXHI VELL MANOKLLA KE SUMA

            PK BOLJA, TTTTTTZZZZZ NUK DO MUT... DO K@R... BILES K@R GJUQTARI, NGA ATA TE MUT NOKES

            Përgjigjjuni
        2. D
          Dicka di!

          Ylli a je live?

          Përgjigjjuni
        3. T
          Teme

          Fol nje here per dosjet qe rrine kapice se nuk ka gjyqtare. Bej dicka nd jeten tende ne sherbim te njerezve te thjeshte. Nuk eshte jeta vetem para e interes.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari i Thjeshtë

            Ahhh mor Ylli ahhh, shqiptareve u ka ngordh nervi i protestes me kohe e me vakte, por thua mire ti mos te zente halli me keto gjyqe e gjykata qe u merrin te keqen gjyqeve te Hoxhes, se ai te pakten i sistemonte letrat!!! Po mire na i bejne...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mero

              Çfarë tregon ky veprim pa aftësi profesionale apo inate personale që gjthsesi tregojnë abuzim dhe shpërdorim të detyrës Po çfarë përgjegjësie mbajnë këta gjykatës ? A jan të barabart para ligjit ?

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjola

                Te fakenderojme Ylli Manjanini qe ngre keto probleme themelore per popullin . Se kur u bie ne koke thone oleleee .

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Kjo eshte nje lloj lufte e vogel e Hajduteve te cdo lloji edhe si puna e ketij kunder atij sadopak suksesi minimal qe mund te duket ne horizont!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Enveri

                    Kjo eshte nje lloj lufte e rrepte e Armiqve te kllases te cdo lloji edhe si puna e ketij kulakut kunder sukseseve madheshtore te diktatures se prolletariatit!

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dauti

                    Ky kokloqa eshte njeriu me i poshter

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na myten idiotat

                      Daut kellufi, fole dhe ti mer koke kari?

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Edi

                      Yllka i shkrete, i vajti ky vit 2025 gjysma duke mallkuar Ramen e gjysma duke i lepire ato qe ka peshtyre mbi te!

                      Përgjigjjuni
                      1. !
                        !

                        Gjithe mostrat aty jane mbledh...e cuditshme

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nuk bie rrufeja vend e pa vend

                          Ore Dhimitri dhe Saida jane drejtues te grupit te strukturuar, ligesi e madhe! Dy si ata nuk i gjen as ne nenshtresat e komunizmit! Trup ne trup e kane dhene vendimin! Mjere ne

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nastradini

                          Kete here ka te drejte. Behet fjale per reformatio in peius

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            toma

                            Te shohesh grupin e gjyqtareve, per ata qe njohin sado pak disa prej tyre, sidomos nja dy femra me te cilat kam qene ne Universitet me ta (por qe nuk mun te jap emra), kuptohet se çfare integriteti dhe profesionalizmi ka kjo gjykate dhe ne pergjithesi Gjyqesori ne Shqiperi. Problemi rrjedhe edhe nga mos dituria e deputeteve qe nuk zgjidhen ne baze te dijeve, zoterimit te ligjeve dhe njohurise se kushtetutes, por nga angazhimi per t'i sherbyer shefit, ose shefave : ER dhe SB. Pra, ligjet nuk mund t'i beje nje parlamentar qe kalon kohen duke share e frikesuar kahun tjeter politik. Dhe kjo mos dituri per te bere ligje, do kete shume pasoja per brezat e ardhshem. Nje i ri, i sapodipllomuar, i pasionuar per t'i sherbyer vendit, kur degjon parlamentaret, kur sheh se edhe Zv Ministrja vjedh ose korruptohet, s'besoj se do kerkoje pune ne shtet.

                            Përgjigjjuni
                            1. v
                              vangjel

                              shqiperia eshte vendi i gjithollogjise par excellente. flet kushdo pavaresisht nese ka njohuri juridike apo jo, mjafton te lincojme folesin apo komentuesin. ylli ka te drejte per sa thote- ka nje parim ne procedure- ultra petit ose extra petit - qe do te thote gjykata nuk mund te shprehet per kerkime qe nuk jane bere apo te mos jape pergjigje kerkimeve qe jane bere. pra ankimi eshte bere nga i pandehuri dhe jo nga prokurori. i pandehuri kerkon denim me te bute apo pafajesi, gjykata i rrit denimin.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Beni

                                Vangjo, pikerisht kete NUK mund te beje Gjykata e Apelit. Nuk mund te rrise denimin nese ankues eshte vetem i pandehuri, si rasti konkret i Zarkes. Manjani po thote nje te vertete te madhe. Apeli GJKKO eshte gangrena e padrejtesise ne sistemin gjyqesor. Sa e sa vendime kane dhene keta, ne kundershtim flagrant me vendimet dhe qendrimet detyruese te Gjykates se Larte.

                                Përgjigjjuni
                              2. M
                                Merre me long’

                                Saida dhe Dhimo i autobuzave mire qe q*** bashke, po qenkan dhe ne nje kolegj! Nice!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dicka di!

                                  edhe ti e di

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  Pallati Kongreseve

                                  Liku!mos ha pershesh po dil protesto,se ktu ka vend per mijera PROTESTA,nga Gjkk...deri te shembja e Pallatit Koncerteve.Nga leket e tua e te tjerve do vidhen prap

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Ik ore llapa-qen.

                                    O koke-kar sa para te jep Ramuti qe ben papagallin e tij. Ramuti te poshteroj kur te deboj si Minister i Drejtesise, post qe te dha Iliri ne koalicion me te.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Gjykata flet

                                      Fol Dhimiter legenin dhe mos u merr me Ylli se si rralle here ka fol drejt! Shif ca bejne keta burre e grua, neperkat! Turp turp turp per sistemin qe mban Dhimiter Laren dhe neperken Saida Dollani

                                      Përgjigjjuni
                                    2. M
                                      Mjere drejtesia me keta monstra!

                                      Po cfare mund te presesh kur te gjykon dyshja e Dashnoreve te Venedikut: Dhimiter Lara dhe Saida Dollani? Fare mire mund ta denonin me pushkatim, se per dyshen e dashnoreve, nuk ka rendesi ligji, por vetem te kenaqet ego e tyre e semure. Per sa kohe ILD nuk merr masa ti ndaloje gjykimin bashke ne nje trup gjykues, keta dy monstra vetem do shkaterrojne jete njerezish, per qejfet e tyre perverse. Sa e sa viktima kane marre ne qafe! Mos ju rente halli te gjykoheni nga keta te dy, se pa ju marre shpirtin dhe pa bere padrejtesi, nuk dine te ndalen!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lulja

                                        Aman o Ylli i thua vetes dge avokat. Avokati nuk flet si tifoz por si profesionist. Po pse te dogji Ty ky vendim se nuk e kuptoj. Me sa di une ka me qindra vendime qe mund te jene te padrejta por ti prononcohesh vetem per disa apo te prekin xhepin ty. Ceshtja ne fjale eshte skandal se eshte nje grup kriminal ne te cilen perfshihej dhe nje prokuror, keshtu qe lere Gjykaten te beje detyren e saj. Ti si jurist nuk duhet te flasesh ne kete gjuhe se ska Gje se mund te behet ndonje gabim proceduarial, mjafton te vihet drejtesia ne vend.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gjethja

                                          Kur te te bjere ndonje “gabim Procedural” e ketyre legenave qe i kane vene te gjykojne aty, tek vetja, familja apo rreth te njohurish do shkruash prape? Si u vika drejtesia ne vend, duke u bere padrejtesi? Lexoni cfare shkruani? Uroj te perballesh nje dite me Laren dhe Dollanin, se do shohesh sa mire do e vene drejtesine ne vend. Por nuk do kete njeri te bertase per ty.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. D
                                          Dicka di!

                                          Saida Dollani

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lëroi

                                            Ore ylli zotrote çdo gjë qe të bëji gjukata Ti do ti gjësh një bishtë Po fol njëher mir për këdo që shkruan se për çdo person gjithmon negativitet sjell Lajmëro ditën kur do sjellësh në gazetën Tema ndonjë shkrim , për të mirën e shqipëris Jo vetëm me helm

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lulja

                                              Gjethja une nuk e bej veten te vete para Dollanit dhe Lares. Para tyre shkojne te gjithe ata qe kryejne krime dhe mundohen te fshihen pas procedurave. Nese eshte grup kriminal duhet te gjykohen ne ate menyre. Ishalla te bie ty ndonje hall i tille qe te te bien ne qafe keta we kryejne keto lloj krimesh dhe flasim prap pastaj dhe do te shoh se do cirresh duke thene qe drejtesia nuk vepron. Keshtu qe shiko ti cfar shkruan jo une.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arti

                                                ILD dhe KLGJ duhet te marrin masa ndaj kesaj menxyre nga Apeli i GJKKO!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Labi

                                                  Ca faji ka drejesia e gjykata o Illi partise kur keta fshataret nuk dine as te vjedhin.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje