113-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj: Krenarë për shërbimin ndaj atdheut

4 Dhjetor 2025, 08:37Politika TEMA
113-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj:

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 113-vjetorin e FARSH, themelimin e Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti Begaj, njëherësh dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e efektivëve të FARSH, si dhe suksesin e arritur në shërbim të Shqipërisë dhe në të gjitha misionet e operacionet ndërkombëtare ku ata shërbejnë.

Ndër të tjera Presidenti shprehet se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së ‘na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive’.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.

Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.

Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.

Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!

Gëzuar 113-vjetorin FARSH”, shkruan Presidenti.

 

2 Komente

  1. l
    loni

    Po sikur eshte 10 koriku festa e ushtrise??!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Pse gjalle eshte ky mo?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje