“Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po kapen duke rrëzuar shtetin

3 Dhjetor 2025, 22:03Politika TEMA
“Moment delikat, po goditet ligji”, Çupi: Gjyqtarët po

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Real Story”, komentoi deklaratën e kongresmenit amerikan, duke e interpretuar si kritikë ndaj sistemit të drejtësisë në vend. Çupi tha se gjyqtarët po “rrëzojnë shtetin” dhe se kanë gjetur terren për ta bërë këtë.

Ai shtoi më tej se nuk ka personalitete ligjore dhe se vendi ndodhet në një moment tepër delikat.

“Është koha kur kjo ushtri e të këqinjve ndaj Shqipërisë është bërë e mençur. Gjyqtarët janë në vijën e parë dhe në pozicionin ku po kapen duke rrëzuar shtetin. Ata ndodhen në një moment delikat, ku po godasin Republikën, që është vetë ligji.

Nëse duan të godasin drejtësinë, atëherë kanë goditur edhe elementët e tjerë të shtetit. Kanë gjetur terren ku, vërtetë, trupa e gjyqtarëve ose është e re, ose e pakujdesshme, ose e edukuar “mal pas mali”. Nuk kemi personalitete ligjore. Ka rrjedhur kultura juridike dhe po rrjedh në turbinat e drejtësisë.” 

5 Komente

  1. N
    Nardi

    Po hajdutet e popullit me te varfer ne Europe kush duhet ti denoje o kelysh I sigurimit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri

      Frrok letyra, analisti i djallit.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Elektricisti

      KONSTITUCIONALISTI I shquar F.Çupi tha shprehjen e perzier me metafora : "ka rrjedhur cultura juridike dhe ka rrjedhur ne turbinate e drejtesise" E lexova 43256745678576328 here se mos I bija ne te çfare ka dasher te those dhe shkoi huq.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lëroi

        O Mero çe fëlliq gazetën me Çupin Jo si njeri E kam llafin si gazetar a si analist si e quan veten zoti Çupi Të paktën kemi 35 vjetë që e shikojmë që shkruan ne gazeta të ndryshme Dhe gjithmon ndëron pozicion nga sulmus i djathtë tak pjesën e dytë e shikon majtas ne pushim ben gol nga porta e tijë e kështu me radhë nuk lë portë pa goditur Bejë ndonjë pushim që të qetsohesh

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXX

          Qre kur nje zv/km qenka shteti? Eshte funksionar shteti dhe ja vete shteti. Kjo mendesi eshte mendesi totalitare ku lideri shihej si i gjithepushtetshem. Mesa duket indoktrinimi ne burgjet e PPSH i paska lene pasoja Frrokut. Ne shtetet demokratike, cdo individ, qofte edhe funksionar shteti, jep llogari para ligjit nes ka abuzuar. Dhe per me teper kur eshte funksionar dorehiqet qe te mos pengoje hetimin me fuqine qe i jep funksioni. Pastaj ai senatori po fliste per gykatat administrative qe kane vonesa jo per GJKKO sepse aty nuk ka dosje te prapambetura.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje