“Burg, burg, burg…”, ish-prokurori i Apelit: SPAK ra “pre” e mllefit të qytetarëve për ndëshkime

3 Dhjetor 2025, 22:08Politika TEMA
“Burg, burg, burg…”, ish-prokurori i Apelit: SPAK ra

Ish-prokurori Gentjan Tërnova u shpreh se në disa raste masat e sigurimit të dhëna nga SPAK për persona publik janë ekstreme dhe kanë një lloj mllefi, duke rënë pre e dëshirës popullore për ndëshkime.

“Mendoj se në këto raste ka qenë e tepruar masa e sigurimit të arrestit me burg për personat publik, pavarësisht se një pjesë e publikut kërkon masa ekstreme arrestime sepse kanë një lloj mllefi, inati, por prokuroria nuk duhet të bjerë pre e kësaj dëshire, apo këtij epshi popullor për ndëshkime”, u shpreh Gentjan Tërnova, ish-prokuror, për Inside Story.

Ndërkohë që ish-prokurori Eugen Beci u shpreh se duhet ndarë ndëshkimi nga drejtësia.

“I dhamë fund pandëshkueshmërisë. Sot do shohim, a mos kemi shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, thjesht për të kënaqur opinion publik, për të kënaqur ato zërat të cilat prisnim me padurim drejtësinë, këtu duhet të ndajmë ndëshkimin nga drejtësia”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

Kërkesat drastike të SPAK për masat e arrestit me burg, nuk ishin thjesht një perceptim dhe lojë statistikash. Kjo politikë e ashpër mori një goditje të fortë në Gjykatën e Strasburgut për rastin e ish drejtorit të televizionit publik Thoma Gëllçi.

Gjykata e të drejtave të njeriut konkludoi se nuk justifikohej mbajtja e tij në paraburgim, vendim i cili binte si kritikë e fortë ndaj SPAK.

8 Komente

  1. X
    Xxx

    Ka dëshirë me të madhe popullore se për të burgosur Saliun? Si ka mundësi që nuk ndikohen nga kjo prokurorët?

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Ngaqe Saliu ka mbeshtejen e Rames. Rama pa Saliun do kishte ikur me kohe. A nuk e shikon qe per cdo gje fajin e ka Saliu. Rama ka 12 vjet kryeminister dhe prape Saliu na qenka me i fuqishem se kryeministri dhe komandoka dhe ju bindkan te gjithe. Vetem suflaqexhinjte mund ta besojne kete.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Pse more qen bir qeni duhet te jemi te meshirshem me hajdutet zengjin, me pushtetaret me nga 20 apartamente e vila ne bregdet te siguruara nga abuzimet me pushtetin. Kush shprehet ne mbrojtje te korrupsionit eshte vete i korrupruar, eshte hajdut e bir hajduti. Moraliste te dhjere koke e kembe.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        JO more ndyrësirë.nuk eshte mllefi i qytetarëve por HAJDUTLLIKU DHE KORRUPSIONI I POLITIKËS DHE DRREJTËSISË.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Ore pse nuk u sekuestrohet pasuria Nga i bene milionat dhe dhjetra shpia e vila Dalin politikan e ish prekuror e ish gjykatsa me miliona e pasuri te pa fund Qe ketu te nisen hetimet Jo hetime per kafet dhe breket e gruas se erionit

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndeshkimi

            Hajde cfare prokurori kemi patur? Eshte presioni I popullit per ndeshkimin e hajduteve si puna e prokurereve dhe e gjyqtareve qe rropet popullin per cdo ceshtje ne hetim. Prokurori, gjyqtari nuk niset nga presioni qe I bejne por shikon rrezikshmerine e vepres dhe te personit ne hetim. Por prokuroret dhe gjyqetarer te etur per para, bejne fajtor popullin per presion nga qe vete jane te paafte nga korrupsioni. Ky eshte ndeshkimi qe u bete njerezve e ne vend qe te jepni drejtesi, paraja ju zu syte. Pergjegjesine dhe paaftesine tuaj mos ja shkarkoni te tjereve.

            Përgjigjjuni
            1. *
              ***

              ca prokurori , ky duhej i pari ne burg . prokurore xhepist , qe presin te marrin ndonje lek nga te pandehurit . Si puna e hijenave qe presin nga luani te leri ndonje kocke per to . faqezi

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keq e mos me keq

                A jane te ndergjegjshem njerezit se qe te besh reforme, do te thote qe me pas te kete shume me pak ose aspak korrupsion, te kete hetim e gjykim me afate me te shpejta dhe cilesi me te mire, vendime te arsyetuara brenda afateve ligjore, ekzekutime te shpejta dhe efektive, do te thote qe pas ndeshkimeve ligjore, te shpejta dhe ekikase te kemi administrate me eficente, nje vend ku ligjet dhe rregullat zbatohen ne menyre te oadiskutueshme e te dukshme. Pas reformes se nxjerre ne treg te zi, a jane arritur sa me siper, jooooo, sepse ka me shume korrupsion, me shume padrejtesi, drejtesi me shume te zvarritur e te blere, polici e prokurori qe hetojne me regji dhe regjistrojne ceshtje vetem e vetem per te marre para, ceshtje qe i zvarritin edhe kur eshte nje armembajtje pa leje e thjeshte qe duhet hetuar e gjykuar per 1 muaj max. Kemi nje administrate qe nuk ka aspak frike nga drejtesia dhe shume me te paafte dhe qe eshte e gatshme te shkeli edhe me shume ligjin e te mos beje punen qe i takon vetem e vetem per nje dore parash. Atehere, pyetja eshte, ku jemi- asgjekundi, cfare beme asgje. Njerezit genjehen, apo genjejne veten se meqe u be dicka qe u emertua reforme ne drejtesi, shkojne ne dyer te policise- prokurorise dhe nuk u pranojne kallezimet ose ia coj e hetimin ne kalendrat greke, ka raste edhe qe kallezuesin e marrin si te pandehur se i kallezuari ka para, ka mbeshtetje bandash kriminale ose banden politike me vete. Njeriu pas reformes shkon ne gjykate ta zgjidhe konfliktin me shpejt, por ne fakt, ligji ka ndryshuar dhe e ka zgjatur afatin e gjykimit ne dy shkallet e para edhe pse hallexhiu i shkrete kerkon vetem qe komshiu te pushoje cenimin e pronesise qe i ben duke i hapur dritaren 50 cm nga dhoma e gjumit, apo ortaku i ka vjedhur pronen me dok false, apo do zgjidhe martesen 1 vjecare se nuk shkon mire me bashkeshortin qe ka ikur nga shtepia me dashnoren, por ceshtjet zgjasin paarsyeshmerisht, dhe stoku shtohet per paaftesi, se ryshfeti ka dale e kerkojet hapur . Vendimet ne shumice jane ne kundershtim te hapur me ligjin dhe me e keqja vjen me pas kir vendimi qe duhet te arsyetohet per 15 apo 30 dite, nuk arsyetohet e as dotezohet as per 6 -18 muaj, dhe me pas vazhdon zvarritja te komunikimi i vendimeve ne mungese dhe dergimi i dosjeve te apel e gjykate te larte e keshtu avazi vazhdon me vite. Drejtesia e c’reformuar, ka dale jashte cdo binari ligji e cdo kontrolli. Ne fund, rrofte KM, rrofte mbreti, rrofte partia dhe vdekte ose ikte populli nga syte kembet. Vend plehre.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje