Preç Zogaj: Kreu i ri i SPAK-ut duhet të thyejë rekordin e Dumanit

4 Dhjetor 2025, 09:58Politika TEMA
Preç Zogaj: Kreu i ri i SPAK-ut duhet të thyejë rekordin e

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” se kreu i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të thyejë rekordin e Altin Dumanit.  

Zogaj vuri në dukje se pavarësisht faktit se kreu i SPAK-ut nuk është vetë Struktura e Posaçme ai përbën një element të rëndësishëm.

SPAK-u nuk është kryetari, SPAK-u është një menaxher, është një i parë mes të barabartëve. “Dumani ka drejtuar me shembullin personal pikë së pari. Ka shumë investim dhe shumë përpjekje për të zgjedhur dikë që u pëlqen nga këta të katërt.

Te kjo katërshja bëhet loja. Prandaj përtej intrigës dhe dëshirës që ka publiku për të thënë sekrete, por procesi është i garantuar”, është shprehur Zogaj.

Ai theksoi se sa më shumë është forcuar SPAK-u aq më shumë ky institucion ka hyrë në hullinë e vetëveprimit që vepron brenda korporatës së drejtësisë dhe larg ndikimit politik.

Zogaj nënvizoi se në këtë mënyrë, kreu i ri i SPAK-ut duhet të thyejë rekordin e vendosur deri më tani nga Altin Dumani.  

Sa më shumë është forcuar SPAK-u, sa më shumë SPAK-u ka hyrë në hullinë vetëveprimit që vepron brenda një korporate të mbyllur që është korporata e drejtësisë aq më shumë janë zbehur ato filiacionet politike të anëtarëve të SPAK-ut, sepse ata nuk kanë ardhur nga qielli.  

Është një element tjetër që na jep garanci që kryetari i SPAK-ut do të jetë një kryetar i cili do të duhet të thyejë rekordin e Dumanit sepse do punojë mirë nuk e vendos në dyshim. Por duhet të thyejë një rekord i cili është një rekord që ka një referencë krahasimore,” ka theksuar Zogaj.