Pjesë e takimit të organizuar nga Ervin Salianji, ndër ish-deputetë e antarë të PD, ka qënë edhe ish-kryetari i degës së Kavajës, Hysen Kadiu.
Kadiu u rendit më i votuari në procesin e primareve të Partisë Demokratike për Tiranën me 913 vota, në fillim të këtij viti, por u tërhoq nga kandidimi pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve, ndryshe nga sa ishte rënë dakord me Berishën.
"Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet dot.
Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Durrës, ku së bashku me miq e shokë demokratë ndamë mendime e ide për të bërë më të mirën për PD-në.
E vërteta e hidhur nuk mund të mbulohet me thirrjet entuziaste të atyre që fshehin problemet pas posteve të dhuruara.
PD ka nevojë për ndryshim, për freskim, për frymëmarrje. Ashtu si ka nevojë për Sali Berishën dhe kontributin e tij të padiskutueshëm në partinë tonë.
Vetëm duke folur hapur, duke diskutuar dhe duke gjetur rrugët për t’u reformuar do të mund të përcaktojmë kthesën që na duhet për të mundur Edi Ramën dhe PS-në.
Kjo është mundësia jonë për të sfiduar dhe për të fituar mbi regjimin e Edi Ramës", shkruan ai.
Me Babale Salihanin shifni te rrezoni cunin e Zahos nga viti 2075
Sesoni fillon ne 2075
Po keto jane lojrat e Berishes se pa aprovimin e tij nuk behet gje por edhe sikur te jete e vertete veshtire se do e besoje njeri. Megjithate kur sheh Flamur Noken dru me pre,Albana Vokshin qe ja ka lepire Saliut gjithmone,Gazmend Bardhin qe nuk hoqi dore kurre nga suma i bie qe nje Lopcar mund ti drejtoje me mire lopet e tjera dhe ti fuse ne brazde.
Ëhë! Nëse edhe ju "të rinjtë" i mbani shpresat te "kontriibuti i padiskutueshëm" i Sali Kërmës, si ai do të katandiseni e siç e katandisi ai do ta katandisni edhe më tej PD-në.
Duhet ndryshuar, por me Saliun në krye???!!!