Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ngriti shqetësimin në Kuvend për trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti.
Sipas Blushit, raporti i fundit i Avokatit të Popullit dokumenton një trajtim të papranueshëm, duke e përshkruar arrestimin dhe mbajtjen e Metës si një “rrëmbim kriminal”.
Ai theksoi se ish-presidenti është izoluar pa kryer asnjë krim dhe pa i shkaktuar dëm shtetit.
Blushi vuri në dukje se Metës i janë mohuar të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e Partisë së Lirisë.
Deputeti e konsideroi këtë një shkelje flagrante të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë të ndërhyjë menjëherë për të ndalur këtë sjellje.
Ai gjithashtu paralajmëroi se beteja për të drejtën e Metës nuk është thjesht çështje personale, por lidhet me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të çdo qytetari shqiptar. “Beteja për Metën është beteja për lirinë e çdo shqiptari që sot fizikisht nuk ndodhet në burgjet e regjimit të Edi Ramës”, tha Blushi, duke theksuar ndikimin e prapaskenave politike mbi sistemin e drejtësisë.
Raporti i Avokatit të Popullit, sipas Blushit, nxjerr në pah trajtimin jo të drejtë të Metës dhe të paraburgosurve të tjerë, të cilët shpesh përballen me masa represive për arsye të padrejta, si pamundësia për të paguar faturat apo varfëria.
Deputeti i Partisë së Lirisë kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Drejtësisë për të garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave të Metës, duke e cilësuar sjelljen aktuale si kriminale dhe të papranueshme.
Cohu Zeqine se foli Blushi per Meten !!! Mbyllja gojen me ndonje nga perlat e tua , p.sh fol njehere per Lalin , se edhe ai i burgosur politik eshte.Shqiperia eshte vend unik : Ka te burgosur politik nga te gjitha krahet edhe nga pozita edhe nga opozita. Po ai qe i persekuton kush eshte ????!!!!
SPAK, KA THẼNE MONIKA QẼ TEDI ISHTE PA SHTEPI DHE U BE ME TRE PASI SHKOI TẼ NDIHMONTE NẼ BIZNESIN E PRESIDENCẼS METẼN. DO TA HETONI TEDIN ?!?!?
Bilushi i Metes si je me shendet shume po interesohesh per Meten cfare halli ke mos je perfshire edhe ti ne vjedhjen e floririt mor hajdute.