Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

4 Dhjetor 2025, 16:45Politika TEMA
Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajonin tonë fillon

Njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nuk është vetëm një akt drejtësie, por kusht themelor për sigurinë dhe përparimin e qëndrueshëm të të gjithë Ballkanit. Ky ishte mesazhi që ,inistrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përcolli gjatë punimeve të Ministerialit të 32-të të OSBE-së, që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

“Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran.”, theksoi Spiropali.

Në fjalën e saj para homologëve, kryediplomatja shqiptare u ndal gjatë tek sfidat e sigurisë globale dhe rajonale, duke lidhur stabilitetin e Evropës Juglindore drejtpërdrejt me realitetin e pakthyeshëm të shtetit të Kosovës.

Përveç çështjes rajonale, Spiropali rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Ukrainës dhe Perëndimit. Ajo dënoi agresionin rus, duke theksuar se Tirana zyrtare mbetet e angazhuar për mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar dhe dinjitetit njerëzor.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale pas takimit, Ministrja Spiropali nënvizoi: “Në Ministerialin e OSBE-së, rikonfirmova mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë. Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Evropë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore.”

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    hahahahahahahahahahahahahhahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tellalli

      Ç'pate o Nastradin, të hyri thellë në bythë ?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje