Avokatët Edmond Petraj dhe Arben Llangozi ishin të ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me moderatorin Nertil Agalliu, ku diskutuan rreth temës së nxehtë ‘Drejtësi në kafaz’ dhe ndikimit të saj mbi të drejtat e të akuzuarve. Petraj theksoi se ata që nuk marrin dënime nuk duhet të jenë nën masa të rrepta, duke nxjerrë në pah rëndësinë e proporcionalitetit në drejtësi. Ndërkaq, Llangozi argumentoi se kërkesa për vendosjen e kafazit nga Metës dhe Veliajt është e drejtë, por nënvizoi nevojën për të rivlerësuar standardet dhe për të analizuar rreziqet që mund të lindin nga praktikat aktuale gjyqësore.
Avokati Petraj u shpreh nderkohe se seancat e GJKKO duhet te jene te hapura si domosdoshmeri e transparences ndaj publikut. Kjo duhet filloje sipas tij sa me pare per shkak te peshes qe mbartin keto procese sidomos ndaj figurave politike nen hetim ose gjykim.
"Duke parë se procedura është zbatuar klasike, vazhdon të funksionojë kjo pjesa e kafazit me hekura, por duhet të jetë, që një person që ende nuk e ka marrë dënimin, s’duhet të jetë në masa të rrepta sigurie, pranga brenda një procesi dhe duhet të jetë i lirë me aksesorë. Kjo pjesa me hekura ka filluar është hequr në gjykatat shqiptare, në të gjitha sallat. Në pjesën më të madhe është pjesa e kafazit të xhamit. Është pjesë e izoluar më vete, por edhe ajo s’duhet përdorur në rastet kur vetë subjekti i kërkon që të rrijë në krah të avokatit gjatë kohës që zhvillohet procesi. Godina është e siguruar, pas tij mund të qëndrojnë edhe security. Problemi është se nuk përben problem që gjykata ta miratojë që të dalë në një pozicion të tillë. Është kërkesë normale, gjykata duhet ta pranojë."
“Është kërkesë e drejtë, këta persona prezumohen të pafajshëm deri në vendim të formës së prerë. Kur këta shtetas izolohen në një ambient ku provohen disa liri, do të thotë që kemi marrëveshje mes prokurorit e gjyqtarit për të paragjykuar një shtetas. Që nga fakti që një shtetas ndodhet larg avokatit, ai duhet të konceptohet si i lirë dhe të prezumohet i pafajshëm deri në përfundim të procesit. Jo vetëm për metën, por për cilindo qytetar duhet të funksionojë ligji njësoj. Ne jemi akoma që prokurori futet nga dera e gjyqtarit, kemi drejtësi që është larg standardit që pretendojmë të kemi bazë konventën europaine të të drejtave të njeriut. Pse duhet që një qytetar i dyshuar të jetë në kushte aq ekstreme para gjykatës. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka cilësuar shkelje të rënda faktin që një qytetar ndodhet në kushte të tilla, se ka cenuar prezumimin e pafajësisë, më para ka qenë më kafaz hekuri, me daljen e vendimit të Strasburgut e kanë bërë qeli por nuk është rregulluar standardi. Pjesëmarrja në gjykim duhet të jetë i lirë jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht. Ai duhet të jetë në bankë me avokatin, kjo është shkelje e rëndë.”
“Duhen bërë publike, duhet hequr dorë nga pjesa që duhen bërë me dyer të mbyllura. Duhen bërë publike, aq më tepër që kemi të bëjmë me figura që janë anatemuar, por është e mira që përballja për të cilin ti je në sallën e gjyqit, media miminalisht duhet të jetë prezent. Është transparencë, e dyta shohim pjesën e pastërtisë së procesit dhe pjesa profesionale e 3 palëve në proces, ballafaqimet e provave. E shoh me vend edhe këtë tezë të hedhur, duhet të bëhen patjetër me dyer të hapura”,
U ndalua zonja Mogherini u mbajt disa ore dhe u la e lire , çfare bejne keta i rrasin njerzit ne birruce pa dale ne gjyqe sikur jane terrorist..... E moren Ujkun e Skraparit zvarre sikur te kishte kryere akte terrorist...... Eshte drejtesi mesjetare me njerez mesjetar